lesbian videos mercedes carrera knock out her cheating hubby. home alone chav slut. desi anal mom helps in tub romantic family dinner.porn videos dealer fuck.

Arkitektura Islame dhe zhvillimi i saj

343

Pa dyshim, Arkitektura është identiteti solemn i popujve dhe qytetërimeve. Ajo është një strukturë unike apo dalluese që bëhet pikë referimi për një mjedis, monument që simbolizon identitetin, formën dhe tingullin e një shoqërie të caktuar, monument që në mënyrë kolektive përfaqëson imazhin që një shoqëri mbart. Lindi sëbashku me njeriun i cili për të jetuar krijoi strehën e tij. Arkitektura është edhe referenca më e fortë e historisë dhe identitetit tonë, prejardhjes, ndodhive dhe ngjarjeve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Jo vetëm kaq, por është zinxhiri lidhës i civilizimeve dhe qytetërimeve sunduese në epoka të ndryshme, duke ndikuar në njëra-tjerën gjatë gjithë epokave. Periudhat kryesore arkitekturore përgjatë globit fillojnë që nga kohët prehistorike duke vazhduar me atë Egjiptiane, Mesopotame, Greke, Helene, Romake, Bizantine, Islamike, Osmane, Indiane, Japoneze, Kineze, Moderne, e deri në ditët tona. Në këtë seri do të paraqesim sado pak njohuri mbi Arkitekturën Orientale ose më saktë Arkitekturën Islame. Arkitektura Islame është një lëvizje dhe zhvillim global e cila lindi në vendet arabe dhe u shtri nga Spanja në Indi brenda një shekulli.

Arkitektura Islame gjatë gjithë historisë së saj adaptoi dhe reagoi ndaj kulturave dhe traditave të ndryshme ekzistuese të objekteve pa dobësuar thelbin shpirtëror, i cili ishte burimi i saj i frymëzimit. Zhvillimi i saj u ndikua kryesisht nga ndërtimet e bëra në Gadishullin Arabik gjatë kohës së Profetit (a.s) si dhe veprat arkitekturore të grekëve, romakëve, bizantinëve dhe persianëve, secili me motivet e tyre, por gjithmonë duke ardhur në një stil origjinal dhe në harmoni me mjedisin, nevojat dhe kushtet socialo-kulturore.

Mjafton të përmendim kryeveprat si Xhamia e Kordobës në Spanjë apo Ibn Tulunit në Kairo, Taj Mahali në Indi, apo medresetë e Samarkand-it dhe arrijmë të kemi një perceptim mbi harmoninë e filozofisë që ajo arkitekturë përcjell. Mbi të gjitha, harmoninë e stileve të ndryshme të cilat ndonëse në kufinj të largët gjeografik, sërish kanë një pikë takimi. Për këtë diversitet dhe unitet, studiuesi Titus Burckhardt do shprehej  se “Arti islam përfshin një gamë të tërë stilesh, secila prej tyre dallohet qartë dhe korrespondon me një mjedis specifik etnik, megjithëse asnjë stil specifik nuk mund të përshkruhet se është pak apo më shumë “islamik” se tjetri; ky është një shembull i fenomenit të diversitetit në unitet, ose i unitetit në diversitet.”

Kur dhe si lindi Arkitektura Islame?

Është e udhës të përmendim se hulumtime të shumta janë mbajtur dhe mbahen mbi artin dhe arkitekturën Islame. Studiuesit gjithmonë kanë patur mendime të ndryshme nëse ka një arkitekturë që mund të quhet “islamike” apo jo, e në qoftë se ka, cili është kuptimi i saj dhe cilat janë karakteristikat kryesore. A duhet quajtur Islamike cdo objekt i ndërtuar vetëm në vendet me shumicë muslimane, apo vetëm cdo objekt që është ndërtuar nga muslimanët? Është vetëm arkitektura e Lindjes dhe vendeve të sunduara nga Perandoria Osmane, apo dhe ajo në Indonezi, e Spanjë? Është arkitekturë Orientale apo Islamike? Në fakt, pa ndrojë mund të përdorim termin Islamik, sepse  këtu nuk kemi të bejmë vetëm me nje stil brenda vendeve të Lindjes, apo vetëm me botëkuptimin e studiuesve perëndimor mbi kulturën Lindore.

Arkitektura islame është i gjithë diapazoni i arkitekturës që ka evoluar brenda kulturës myslimane gjatë gjithë historisë së Islamit. Prandaj termi përfshin ndërtesa fetare si dhe ato laike, historike si dhe shprehje moderne dhe prodhimin e të gjitha vendeve që kanë qenë nën nivele të ndryshme të ndikimit islamik. Përveç arkitekturës religjioze,  arkitektura Islame përfshin edhe pallatet, kalatë, spitalet, shkollat, pazaaret, banjot publike, shatërvanët, karvanserajët, urat si dhe ndërtime tjera arkitekturave me vlera artistike.
Fillimet e Arkitekturës islame datojnë në fillim shekullin e 7-të në Arabi me rindërtimin e Kabes, pastaj ndërtimi i kompleksit xhami-shtëpi e Profetit Muhamed në Medine, dhe duke vazhduar me zhvillimet e përhapjen e saj në Irak, Siri, Anadoll, Afrika e Veriut, Egjipt, Spanjë, Iran etj…

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

Comments are closed.

www.x-video.center roomie caught doing nude selfies. sex viet college teen doggystyled in coed threesome. lesbian chicks amateurs in xxx scenes with food fetish scenes.desi videos