11 sekrete për një biznes të suksesshëm që ekspertët nuk do tua tregojnë

218

Dan Waldschmidt është folës, shkrimtar, strateg. Ai “lufton” me strategji konvencionale të biznesit. Wall Street Journal e renditi blogun e tij në mesin e 7 blogeve më të mira për shitje, shkruan Business Insider.

Këto janë sekretet e suksesit të Waldschmidt, që ekspertët nuk do t’ju tregojnë:

  1. Vetëm për shkak se media sociale është falas nuk do të thotë se do t’ju sjellë rezultate.
  2. Ju duhet të ndryshoni “zhargonin” nëse doni të lidhni një kontratë.
  3. Mënyra e vetme për t’i bërë klientët të kujdesen për ju, është që së pari ju  të filloni të kujdeseni për ta.
  4. Nëse gjatë shitjes  veproni si njeri , njerëzit kanë më shumë gjasa të blejnë produktin ose shërbimin tuaj.
  5. Ju nuk keni nevojë të shkruani raporte për të krijuar besim. “Tashethemet” janë të mbivlerësuara.
  6. Puna e mençur është rezultat i punës së palodhur, jo një zëvendësim i saj.
  7. Kërkimfaljet dhe falenderimet janë mënyra më e mirë për të folur për kushtet tuaja .
  8. Kaloni më pak kohë duke u lidhur me rrjetet dhe duke ndarë kartat e biznesit. Bëhu i mrekullueshëm. Njerëzit do t’ju gjejnë vetë.
  9. Kur u përgjigjeni njerëzve, ata menjëherë ndalojnë së dëgjuari . Në vend të kësaj, devijoni mendimin tuaj tek gjërat e mira në jetë.
  10. Ndaloni së eksploruari shumë, duke kërkuar. Me kalimin e kohës do të bëheni të ngathët.
  11. Të dhënat nuk do t’ju tregojnë gjithmonë nëse ajo që po bëni është e suksesshme.

Waldschmidt shton  edhe disa sekrete  tjera:

  1. Nuk duhet të prisni  leje për të filluar marketingun e orientuar kah konsumatori.
  2. Të qenit profesionist është thelbësore që klientët/klientët e mundshëm të dëshirojnë të punojnë me ju.
  3. Sjellja ironike , mënyra më e shpejtë për t’u bërë ekspert është të sfidosh ekspertët e industrisë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.