Apple po punon për një iPad mini dhe iPad Pro të ri me karikim pa tel

300

Apple sapo lansoi ​​iPad Pro të ri me çipin M1 rreth disa muajve më parë dhe tani po raportohet se kompania tashmë po punon për një model të ri dhe një rifreskim të iPad mini.

Lajmi vjen nga Bloomberg, i cili thotë se sipas atyre që “e njohin këtë çështje” Apple ka plane për të lansuar një iPad Pro të ri në vitin 2022. Ndryshimi më i madh me këtë model të ri do të jetë kalimi në dizajn për të përfshirë një panel qelqi në pjesën e pasme.

Ky panel qelqi do të lejojë karikimin pa tel me anë të wifi-së, diçka që nuk është e mundur në gjeneratën aktuale të modeleve iPad me kutinë e aluminit. Kompania gjithashtu thuhet se po punon në një sistem MagSafe në iPad Pro të përfolur.

Ndërsa një iPad Pro i ri nuk do dalë në treg deri në vitin 2022 sipas Bloomberg, por mund të shohim një iPad mini të ri para fundit të vitit.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.