10 arsye pse ju nevojitet Digital Marketing strategjia

836

Në vazhdim lexoni pse Digital Marketing strategjia është e rëndësishme për suksesin e kompanisë suaj.

  1. Nuk keni drejtimin e lëvizjes

Ekzistojnë shumë kompani pa strategji digjitale, por edhe ata që i posedojnë këta strategji ,nuk posedojnë synime të forta strategjike për atë që duan të arrijnë siç janë  përfitimi i konsumatorëve të rinj apo krijimin e lidhjeve më të thella me konsumatorët ekzistues. Nëse qëllimet janë të përcaktuara qartë ,mirëpo ndoshta  nuk ndahen resurse të mjaftueshme dhe nuk bëhen analiza si të arrihen qëllimet.

  1. Nuk e njihni pjesën tuaj në tregun online

Kërkesa e konsumatorëve për shërbimet online shpeshherë nënvlerësohet. Shpeshherë hapësira online është keqkuptuar, ngase dinamika e saj  është e ndryshme nga kanalet tradicionale të reklamimit me profile të ndryshme të klientëve, konkurrentëve dhe   mënyrave të komunikimit.

  1. Konkurrentët ekzistues dhe të rinj do te marrim pjesën më të madhe.

Nëse nuk ndahen burime për Digital Marketing ose përdoret qasja ‘’ditë për ditë’’ pa ndonjë strategji të menduar më parë, konkurrentëve iu hapet  rruga  për zgjerim të lehtë dhe penetrim të  tregut.

  1. Nuk posedoni ofertë të fuqishme online

Me një ofertë online të përcaktuar qartë  e cila i ofron vlera konsumatorëve theksohen online shërbimet që ruajnë konsumatorët ekzistues dhe fitohen konsumator të rinj të cilët do të mbeten besnik për atë që ofroni.

  1. Nuk i njihni klientët tuaj online mirë

Nëpërmjet medieve  digjitale mundësia për të matur se çfarë dhe sa është e arritura  është më e madhe  për dallim nga kanalet tjera të reklamimit. Përveç  Google Analytics shfrytëzoni të gjitha mjetet e mundshme dhe platformat që të angazhohen me konsumatorët që të mësoni për nevojat dhe kërkesat e tyre, dhe njëkohësisht për dobësitë tuaja  dhe si ti korrigjoni ato .

  1. Nuk jeni të integruar

Nuk është e mjaftueshme të paraqiteni  vetëm në një vend nëpërmjet një mënyre të reklamimit. Të gjithë thonë se strategjinë  tuaj digjitale  duhet  ta përdorni së bashku me strategjitë tradicionale të reklamave për të arritur rezultate më të mëdha.

  1. Nuk ndani buxhet të mjaftueshëm

Ndarja e burimeve për reklamat digjitale pa aftësi të  veçanta të e-marketingut mund të çojë në efekt të kundërt  dhe pastaj bëhet më i rënd kthimi në skenën e online tregut.

  1. Harxhoni burime dhe kohë për punët e njëjta

Edhe pas investimit të burimeve të mjaftueshme në online reklamim  mund të jetë joprofitabil nëse nuk janë fokusuar qëllimet e dëshiruara. Kjo zakonisht ndodhë në kompanitë e mëdha ( edhe pse të voglat nuk  përjashtohen  ) të cilat përdorin shumëllojshmëri të mjeteve të marketingut dhe platforma për detyra të njëjta apo të ngjashme ,në vend që të përdoren veç e veç për qëllime specifike.

  1. Nuk jeni të shkathët për ti ndjekur trendët

Në botën online patjetër të ndiqet dinamika dhe shpejtësia e ndërrimit të trendëve. Testimi i përditshëm i mjeteve dhe  metodave të reja  është vendimtare për ruajtjen e audiencës ekzistuese dhe fitimin e audiencës së re online.

      10.  Mos optimizoni

 Çdo kompani e cila posedon ueb faqen e saj mund të përcjell dhe analizon vizituesit e saj si dhe  me kërkesat dhe nevojat e tyre. Këto analiza duhet të shërbejnë si bazë për përmirësimin e strategjisë së marketingut,platformave tjera dhe rrjetet sociale.

 

Përmblodhi dhe përshtati ;

STUDENTET.MK

Comments are closed.