Ndikimi i stresit në shoqërin tonë

838

Stresi është një gjendje e pakëndshme e zgjimit emocional dhe fiziologjik që njerëzit provojnë në situata që ata i perceptojnë si të rrezikshme apo kërcënuese për mirëqenien e tyre. Fjala “stres” do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Disa njerëz e përcaktojnë stresin si ngjarje apo situata që shkaktojnë tek ata ndjenjën e tensionit, presionit, apo emocionet negative të tilla si ankthi dhe zemërimi .Të tjerët e shohin stresin si reagim ndaj këtyre situatave.

Stresi ndikon ne formen dhe shendetin tone.Ai crregullon ekuilibrin tone nervor dhe gjithe organizmin. Nga ai vuajne njelloj, si burrat, ashtu edhe grate. Ne nivelin filozofik, stresi mund te shkaktoje oreksi ose bulimi, si dhe brishtesi te sistemit imunitar.Ne rastet me te keqija, rreziku i infarkteve dhe i depresionit eshte vertet real. Nderefektet e tjera futen:

  • Renia e flokeve
  • Shtimi ne peshe
  • Probleme me epshin dhe ereksionin

Pjesa më e madhe e stresit në jetën tonë rezulton nga të përballurit me telashet e përditshme lidhur me çështjet e punës , marrëdhënieve personale dhe rrethanat epërditshme të jetesës. Shumë njerëz përjetojnë zënka të njëjta çdo ditë. Shembuj të telasheve të përditshme përfshijnë jetesën në një lagje të zhurmshme, udhëtimi vajtje-ardhje për në punë në trafik të rënduar, mos pëlqimi i një kolegu , shqetësimi për para të marra borxh, pritja në një radhë të gjatë dhe humbja e gjërave. Kur merren individualisht, këto telashe mund të ndihen si irritues tëvegjël,por me kalimin e kohës, ata mund të shkaktojë strestë rëndësishëm.

Kur nje stimul shkakton stres,njeriu perpiqet te eliminoje ose stimulin ose gjendjen e shkaktuar prej tij.Ndonese mund te menjanojme nje pjese te stimujve stresore,largimi i plote i tyre eshte i pamundur.E ndera menjanimi i stimujve stresore eshte i pmundur,modulimi i pergjigjes se tyre duket se mbetet fusha kryesore e pepjekjeve per te eliminuar stresin.Pervoja shprehite jane nje mekanizem qe na ndihmojne  per t’u orientuar ne situatat e reja duke pakesuar stresin.Futja ne veprimin e mekanizmave mbrojtes,sic jane sublimi,racionalizmi,intelektualizmi etj,ndihmon per te reduktuar permasat e stresit.Meqenese stresi shpesh lind si rrjedhoje e te menduarit irracional dhe alogjik,riorganizimi i precezioneve dhe i te menduarit mund te ndihmoje ne perballimin e stresit.Se fundi,konsultimi me psikologet ose mjeket,perdorimi i mundshem i barnave anktheheqes,mund te jene nje menyre e perkohshme per te perballuar stresoret dhe efektet e tyre mbi organizmin.Studimet e koheve te fundit flasin per ate qe quhet ’’carico allostatico’’,dhe qe ka te bejne me sasine e stresit qe nje individ akumulon me kalimin e kohes,dhe ne nje fare shperthen ne crregullime te ndryshme.Ketu mund te futen shume mire dhe stresore te tille si ato te jetes se perditshme,qe jane gjera shume te vogla,por me kalimin e kohes na bejne shume keq.

Masa e madhe e ekspozimit të njerëzve ndaj telasheve të përditshme është i lidhur ngushtë gjendjen e tyre emocionale. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë ekspozimi i tyre ndaj problemeve, aq më e keqe është gjendja e tyre. Studimet kanë zbuluar se ekspozimi I dikujt ndaj telasheve të përditshme tregon një shkallë mëtë lartë të mundësisë për stres sesa mund të jetëekspozimi ndaj ndryshimeve të mëdha jetësore.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.