Zgjedh drejtimin e duhur

2,021

Planifikimi i karrierës është një proces që kërkon kohë dhe angazhim. Ju duhet të ekzaminoni veten tuaj: interesat tuaja, vlerat tuaja, temperamentin tuaj dhe të mendoni se çfarë ju dëshironi që të arrini nga profesioni që do të zgjedhni.

Planifikimi i karrierës për një nxënës të shkollës së mesme duhet të fillojë që nga viti i tretë, por gjatë vitit të katërt ai/ajo duhet të merret në mënyrë intensive me këtë proces, me qëllim që në përfundim të shkollës, ai, familja e tij dhe shoqëria të mos gjinden të stresuar lidhur me alternativat e zgjedhjes.

Rëndësia e zhvillimit arsimor

Dituria është fitimi më i mirë, pozita më e ndershme, depozita më e çmuar, fryti më ëmbël i pjekur, e si pasojë nuk ka fitim më të madh se pronari i dijes.

Askush nuk mund të mohon faktin se, dituria është fundament i fuqisë lëvizëse në shoqërinë njerëzore dhe parakusht themelor për suksese. Përmes diturisë njeriu arriti të njohë vetveten dhe madhështinë e Krijuesit të tij, të njohë të mirën dhe të keqen, t’i dallojë vlerat prej antivlerave. Nëpërmjet diturisë dhe arsimimit bota arriti të shohë dritën e zhvillimit teknologjik dhe shkencor.

Hapërimi i parë që njeriu ka bërë me anë të diturisë ka qenë civilizimi.

Nuk ka fjalë në fjalor që mund të përshkruaj vlerat dhe rëndësitë e diturisë, por ajo që duhet ditur është se dituria e ka një adresë dhe adresa e vetme e saj është studimi.

Çfarë nëse nuk shkoj në universitet!
Së pari, nëse keni vendosur të mos studioni, sigurohuni që të keni një plan rezervë. Mendoni se çfarë në jetë ju motivon më së shumti dhe meditoni për të.

Mos harro: E ardhmja jote varet nga ajo që bën në të tashmen dhe atë që ke mësuar në të kaluarën. Mos u sill indiferent ndaj vetes tënde ngase egoja jote një ditë do të vrasë talentin tënd  dhe mos e lejo veten që kur të përballesh me sfidat e jetës t’iu thuash të tjereve kështu më ra jeta mua, por do t’iu thuash kështu zgjodha une të jem.

Si të vendosi për drejtimin tim!

Dilema kryesore është midis prirjeve dhe aftësive tuaja, gjithsesi sfida ngelet në ndryshimin e prirjeve tuaja në përputhje me aftësitë. Sidoqoftë, ne në vijim ju sjellim disa hapa se si të përcaktoheni në drejtimin tuaj ideal:

  • Udhëhiquni nga ideja se çfarë ju pëlqen të bëni. Shumë njerëz shohin të tjerët për të vendosur mbi karrierën e tyre; si mësuesit, prindërit, fqinjët, të afërmit. Mendoni për punët që bëjnë njerëzit që ju respektoni, por vendosni ju vetë për atë që dëshironi.
  • Identifikoni sa aftësi keni kur bëni gjërat që ju pëlqejnë. Ky do të jetë një indikacion i vlefshëm për të ardhmen e karrierës suaj.
  • Zgjeroni sa më shumë njohuritë rreth kualifikimeve që kërkon fusha ku interesoheni, nëpërmjet internetit, librarive, kontakteve personale, shërbimeve universitare, etj.
  • Këshillimi me profesorët aktual pasi të përzgjedhni.

Nëse do të realizoni me sukses procesin e planifikimit të karrierës ju do të dini më shumë dhe do të jeni më të sigurt për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme dhe për të vendosur zgjedhjen optimale.

  • Çfarë profesioni mund t’i përshtatet më tepër personalitetit tuaj, interesave dhe aftësive tuaja?
  • Çfarë degë dhe cfarë universiteti duhet të zgjedhni për të vazhduar studimet e larta?
  • Çfarë mundësish ofron tregu aktual i punësimit në Maqedoni?
  • Cilat janë profesionet më të kërkuara në tregun e punës dhe cilat janë profesionet më të paguara?
  • Cilat janë disa nga njohuritë dhe aftësitë më kryesore që duhet të përfitojë një student gjatë studimeve të larta me qëllim që ai të jetë i kërkuar nga tregu i punës sipas profesioneve përkatëse?
  • Si mund të pergatiteni për të qënë më të aftë për të kërkuar një punë part-time, ndërkohë që jenë duke vazhduar studimet universitare? etj.

Për informacione rreth drejtimeve mund të klikoni më poshtë:

Drejtimi Ekonomik
Drejtimet Mjekësore
Drejtimi Inxhinieri Metalurgjike dhe Materialet
Drejtimi Shkencat kompjuterike dhe IT
Drejtimi Inxhinieri e Elektrikës dhe Elektronikës
Drejtimi Inxhinieri e Ndërtimtarisë
Drejtimi Inxhinieri Mekanike
Drejtimi Arkitekturë

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.