TransCoder AI i Facebook-ut konverton kodin nga një gjuhë programore në tjetër

260

Hulumtuesit e Facebook-ut kanë zhvilluar një sistem të ri të AI (inteligjencë artificiale) që konverton kodin burimor (source code) nga një gjuhë programore të nivelit të lartë në një tjetër.
E quajtur si “TransCoder”, ky mjet për konvertimin e gjuhëve programore me bazë AI, mund të përkthejë gjuhët e nivelit të lartë si C ++, Java dhe Python në gjuhë programore të ndryshme ku saktësia e përkthimit është e lartë.

Ky studim ka qenë i detajuar në punimin e titulluar, “Unsupervised Translation of Programming Languages”.

Konvertimi i kodit nga një gjuhë programore në tjetër është një detyrë e vështirë për një programues me përvojë, pasi kërkon njohuri të gjuhës burimore (source code) dhe gjuhës së synuar, duke e bërë që projektet e tilla të jenë të shtrenjta.

“Transcompilers” eliminojnë nevojën për rishkrimin e kodit të ri nga fillimi.
Sidoqoftë, është akoma një detyrë e ndërlikuar për një zhvillues që të merret me gjuhë të ndryshme programore që mund të kenë sintaksa të ndryshme, ndryshime bibliotekare, lloje të ndryshme të variablave dhe përshtatje të AI.
TransCoder “Translator Neural” i Facebook-ut kujdeset për të gjitha këto çështje me një qasje të mësimit të pambikqyrur. Kjo do të thotë se mund të funksionojë pa mbikëqyrje, por kuptohet, me një sasi minimale të mbikëqyrjes njerëzore ose ndërhyrje për të gjetur modele të pazbuluara më parë.

Në punim, studiuesit kanë propozuar të aplikojnë qasjet e fundit në përkthimin e pambikqyrur të makinave, duke përdorur një sasi të madhe të burimit njëgjuhësh (monolingual source) nga GitHub për të trajnuar një model për përkthimin midis tre gjuhëve të njohura: C++, Java dhe Python.
Për shembull, kur kodi u konvertua nga C++ në Java, në rezultatet e pritura, TransCode arriti saktësi 74.8%, konvertimi nga Python në C++ me saktësi 57.8%, ndërsa nga Java në C++, saktësia ishte 91.6%.

“Qasja jonë është e thjeshtë, nuk kërkon ndonjë ekspertizë në njohjen e gjuhës burimore ose gjuhës së synuar, dhe lehtë mund të zgjerohet në shumicën e gjuhëve programuese. Edhe pse nuk është i përsosur, modeli mund të ndihmojë në zvogëlimin e sasisë së punës dhe nivelin e ekspertizës që kërkohet për të përkthyer me sukses një bazë të kodeve.”

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.