Robotika kirurgjike Da Vinçi

610

Christine Lockton, një paciente 63-vjeçare që vuante nga kanceri, kohët e fundit iu nënshtrua një operacioni në të cilën ajo ju nënshtrua operacionit për heqjen e mitrës (histerektomisë), dhe një pjesë të zorrës së saj njëkohësisht, operacion ky, i kryer në Spitalin Royal Marsden në Londër. Në këtë operacion është përdorur një sistem robotik i njohur si Sistemi Kirurgjik Da Vinçi, ku dy kirurgë manipuluan robotë të ndryshëm gjatë operacionit dhe gruaja në fjalë ishte në gjendje të kthehej në shtëpi vetëm disa ditë pas procedurës.

“Ka një numër të madh përfitimesh nga kjo procedure minimale invazive. Pacientet që i nënshtrohen kësaj metode humbin më pak gjak, përjetojnë më pak dhimbje, shërohen më shpejt dhe largohen më shpejt nga spitali.

Kirurgjia robotike na lejon t’i shohim organet me hollësi në imazhe të zmadhuara 3D dhe të njejtën kohë me ndihmën e 3 krahëve të saj e maksimizon saktësinë e procedurës kirurgjikale, “ tha njëri nga kirurgët që operoi gruan, Dr. Shahnawaz Rasheed.

A ia vlen të përballemi me shpenzimet e këtij sistemi?

Sistemi Da Vinci ka marrë vlerësime nga shumë praktikues, por gjithashtu është përballur me kritika për shpenzimet e tij.
Versioni “Si” i sistemit kushton pak më shumë se 2 milion dollarë, plus disa qindra mijë dollarë për mirëmbajtjeje çdo vit. Që nga shtatori i vitit 2017, ishin 4,271 njësi të Sistemit Kirurgjikal Da Vinçi të instaluar në të gjithë botën. Prej tyre, 2,770 janë në Shtetet e Bashkuara dhe 719 janë në Evropë.

Në çfarë mënyre u ndihmon kirurgëve?

“Vizualizimi i organeve nëpermjet këtij sistemit, është efikas dhe ndriçon jashtëzakonisht mirë brendësinë e organit, imazhi i formuar poashtu ofron perceptim detajor të organit,” thonë mjekët.
“Kamera lëvizet dhe kontrollohet drejtpërdrejt nga kirurgu (në krahasim me operacionin laparoskopik, në të cilin asistenti lëviz kamerën sipas udhëzimëve të kirurgut).
Instrumentet që mban roboti mund të rrotullohen shum herë dhe lirshëm, gjë e cila nuk është e mundur nga dora e njeriut. Të gjitha instrumentet Da Vinçi kanë një diametër prej 5-milimetra deri 8-milimetra, përaferisht sa gjerësia e një lapsi. Ata janë në gjendje të arrijnë edhe në zgavrat më të ngushta trupore që dora e njeriut për shkak të dimenzioneve nuk mund të arrij.
Roboti kirurgjikal mund të përdoret në të paktën shtatë subspecializime kirurgjikale, përfshirë operacione kolorektale, gjinekologjike dhe urologjike.
“Gjatë 10 viteve të fundit, operacioni robotik ka lehtësuar një numër të madh të ndërhyrjeve kirurgjike, për të cilat më herët operacioni nuk do të ishte kryer për shkak të prerjes së madhe që do të kërkohej. Meqenëse prerja e madhe e barkut nuk është e nevojshme, kjo metodë mundëson ndërhyrje ose prerje vetëm në pjesën e caktuar.

Kirurgët që kryejnë operacione me këtë sistem gjithashtu kanë edhe dobi shëndetësore, ngase kryerja e procedurave të gjata kirurgjike konvencionale mund të dërgojn në probleme të qafës, shpatullave ose shpinës të cilat me ndihmen e sistemin Da Vinçi mund lehtë të menjanohen me anë të kontrollimit të lëvizjeve së makinës në mënyrë komode i ulur, duke menaxhuar përmes konzollit tha, Dr. Paris Tekis, një profesor i kirurgjisë kolorektale në Royal Marsden.

Mos keni frikë nga robotët

Shumë ekspertë theksojnë se një nga konceptet e gabuara më të mëdha në lidhje me kirurgjinë robotike është mendimi kinse roboti operon në mënyrë autonome mbi një pacient. Ky supozim i pasaktë vjen nga përzierja midis termit ‘robotik’ dhe ‘automatik’. Robotiku thjesht do të thotë që veprimet dhe lëvizjet e mjekut i përkthen në lëvizje mekanike.

Nga ana tjetër, thuhet se robotët janë dhe do të vazhdojnë të jenë të nevojshëm në fushën mjekësore, dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar.”
Bota jonë po ndryshon me shpejtësi, dhe kur teknologjia mund të zbatohet në mënyrë të sigurt dhe efektive për ta bërë kujdesin mjekësor më të suksesshëm, atëherë është përgjegjësia jonë ta bëjmë atë.
Ndërsa mund të vijë një kohë kur kompjuterët dhe robotët do të na mbizotërojnë dhe do të na lënë pa pune, por kjo ditë është ende e largët,

Përshtati dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.