Rrethanori i sasisë (pjesa e dytë)

2,153

Rrethanori i sasisë tregon masën e largësisë të gjatësisë, të gjerësisë e të lartësisë, shprehet me togfjalësh, gjymtyra kryesore e të cilit është emër që tregon njësi matjeje të hapësirës, si: metër, pëllëmbë, pash këmbë, gisht, bërzhik etj.:

Rrethanori i sasisë që tregon masën e kohës, varet nga gjymtyrë të shprehura me folje me kuptim të caktuar leksikor dhe shprehet me emër që tregon periudhë kohe, të prirë ose jo nga parafjalë. Të tillë emra janë: minutë, orë, ditë, natë, javë, muaj, dimër, verë, shekull, epokë, semestër etj. Këta emra janë të shoqëruar zakonisht nga numërorë rreshtorë ose fjalë si: lërë, gjithë, i tanishëm, i shkuar, i ardhshëm, plot rrumbullak etj.; Kemi më se 25 vjet që punojmë bashkë, Inxhinieri e rregulloi dy ditë.

Në këto rrethana gërshetohen raportet kohore dhe sasiore. Rrethanori mund të merret edhe si rrethanor kohe. Rrethanori i masës së tiparit plotëson zakonisht një folje, një mbiemër një emër që, me kuptimin e vet leksikor, tregon tipar dhe është në funksionin e pjesës emërore të kallëzuesit emëror ose të përcaktorit kallëzuesor:

Unë e çmoj pa masë sinqeritetin tuaj dhe jam shumë e gëzuar që po bisedoj për këto gjëra me një mik të vjetër. Drita kishte nisur të zbardhëllonte më shumë. Rrethanori që tregon masën e vëllimit, të peshës, të çmimit a të vlerës, vjen zakonisht pas foljeve moskalimtare me kuptim të përgjithshëm të matjes, si: peshon, kushton, vlen etj., dhe pas foljesh kalimtare, si: nxë, ngërthen, mban (nxe), merr (nxë) etj. Shprehet kryesisht me emra që tregojnë njësi matjeje, si: lek, kilogram, litër etj.:

Më bëri mirë kura, se kam shtuar 4 kilogram. Libri ishte shumë i bukur dhe kushtonte vetëm 2 lekë.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.