Rinia nuk është  parakusht: Një studim i ri tregoi moshën mesatare të sipërmarrësve të suksesshëm

137

Të gjithë i kemi dëgjuar historitë se si Bill Gates dhe Paul Allen ishin përkatësisht vetëm 20 dhe 22 vjeç, kur themeluan Microsoft në 1975. Gjef Bezos ishte 30 vjeç kur themeloi Amazon. Stiv Gjobs ishte vetëm 21 vjeç kur themeloi Apple.

Historitë e suksesit të themeluesve të rinj të startup-eve lanë  përshtypjen se të rinjtë janë domosdoshmërisht të detyruar për sukses. Megjithatë, një studim i ri i Harvard Business Review zbuloi se ky është kryesisht një mit, dhe nëse keni një zgjedhje për të bastuar një sipërmarrës të ri ose të moshës së mesme, ka më shumë gjasa të vini bast për këtë të fundit.

Duke përdorur grupe të dhënash konfidenciale administrative nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së, një ekip studiuesish të HBR zbuloi se mosha mesatare e sipërmarrësve në kohën e themelimit të kompanisë së tyre është 42 vjeç.

Për të ngushtuar të dhënat për t’iu përshtatur më shumë startup-eve stereotipike të teknologjisë së lartë si Apple, Amazon ose Microsoft, studiuesit përdorën faktorë të tillë si nëse firma kishte marrë një patentë, investime të jashtme ose kishte punuar në një industri që punëson një numër të madh punonjësish STEM. Për të krijuar një mostër më të mirë, studiuesit u fokusuan në startup-et më të suksesshme (0.1% e lartë bazuar në rritjen në pesë vitet e para).

HBR zbuloi se themeluesi mesatar i startup-it që përputhej me grupin e të dhënave të lartpërmendura ishte 45 vjeç.

Ndër faktorët që mund të shpjegojnë pse sipërmarrësit më të vjetër mund të kenë një avantazh ndaj themeluesve të rinj është përvoja e punës, të cilën e thekson  HBR  se  luan një rol kyç në sukses. Studiuesit zbuluan se ata që kishin të paktën tre vjet përvojë pune përpara se të themelonin kompaninë e tyre kishin 85% më shumë gjasa për të nisur një startup të suksesshëm.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.