Përcaktorët homogjenë (pjesa e parë)

850

Janë homogjenë përcaktorët që janë në të njëjtat raporte me të njëjtën fjalë të përcaktuara (a të njëjtat fjalë), duke u lidhur me të (a me to) drejtpërdrejt e duke u bashkuar ndërmjet tyre me lidhëza bashkërenditëse e asindetikisht:

Zbulimi i shkaqeve të gabimeve dhe i pikëpamjeve të shtrembra ku një rendësi të madhe. Kishte sy të errët të butë, të thellë, e si të trishtuar nga një brengë. Ishin mbledhje të shkurtra, të gjalla, plot gaz.

Janë homogjenë zakonisht përcaktorët e një lloji (me përshtatje. me drejtim. me bashkim, ndajshtimet). Po herë-herë, kur janë plotësisht të barasvlershëm, edhe përcaktorët e përshtatur me përcaktorët me drejtim:

Ecte me të vëllanë e në ca shtigje mes kodrash e skërkash herë të zhveshura e herë të mbuluara me lajthi e dëllinja. Pra, duke qenë një roman jo vetëm i trungut, por edhe i degëve dhe i fletëve që i mbajnë dhe i ushqejnë, pra i atmosferës, unë jam munduar të ndjek, në ndërtimin e tij, parimet kryesore të një romani të hapët. Gruaja me flokë të bardhë e me rroba te zeza iu afrua zjarrit.

Qemali kishte një rol tipizues e me domethënie të tillë shoqërore e pra edhe të vështirë.

Nuk janë homogjenë një përcaktor i përshtatur dhe një përcaktor i drejtuar, që i referohen së njëjtës fjalë, por shënojnë raporte përcaktore të ndryshme dhe s‘mund të vihet një lidhëz bashkërenditëse midis tyre.

Që jashtë mbyturazi dëgjoheshin vërshëllimat e herëpashershme të karrocierit.

Përcaktorët e përshtatur homogjenë përdoren kryesisht për të shënuar tipare të ndryshme të të njëjtit objekt ose të të njëjtave objekte ose tipare dalluese të njësive të ndryshme të së njëjtës kategori (në këtë rast të fundit në fakt lloje lë ndryshme të së njëjtës gjini):

l). Çdo gjë i detyrohet popullit tonë heroik, të zgjuar dhe punëtor.

2). Këto kryengritje ishin shenja të asaj pakënaqësie të thellë që përshkonte masat popullore në Shqipëri në krahinat perëndimore në krahinat lindore e verilindore.

Tre përcaktorët e përshtatur të shembullit të parë shënojnë tipare të të njëjtit objekt, (të popullit), ndërsa dy përcaktorët e përshtatur të nënvizuar të shembullit të dytë shprehin njësi të ndryshme të së njëjtës kategori objektesh (ka krahinë lindore dhe krahina verilindore, s‘ka krahina që të jenë edhe lindore dhe verilindore).

Kur vijnë njëri pas tjetrit. pa u bashkuar me lidhëza, dy a më shumë përcaktorë të përshtatur që i referohen së njëjtës fjalë dhe tregojnë tipare të ndryshme të së njëjtit objekt a të të njëjtave objekte, nuk janë gjithmonë homogjenë, ata mund të mos jenë të lidhur me raporte kuptimore bashkërenditëse.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.