Ngjyrat dhe kuptimi i helmetave

846

Helmeta është një çështje shumë e rëndësishëm për sa i përket sigurisë në punë, i përdorur në sektorët e ndërtimtarisë, elektrikës dhe sektorin prodhues. Përveç mbrojtjes së punonjësve, helmetat tregojnë detyrat dhe përshkrimet e tyre të punës me ngjyra të ndryshme. Në këtë artikull, ne kemi përpiluar ngjyrat e helmetave dhe çfarë kuptimi kanë këto ngjyra.

Çfarë është helmeta?

Helmetat janë kapela mbrojtëse që përdoren veçanërisht nga punonjësit e terrenit dhe të fabrikës dhe mbrojnë kokat e njerëzve kundër ndikimeve nga jashtë. Përdorimi i helmetave është i gjerë, posaçërisht në industrinë e ndërtimit dhe prodhimit dhe janë ndër masat me përparësi kryesore në drejtim të sigurisë së punës. Helmetat parandalojnë goditjet e mundshme në zonën e kokës ose zvogëlojnë shumë ndikimin e tyre. Përdorimi i helmetave është i detyrueshëm në vendet e mëdha të ndërtimit dhe pajisjet e prodhimit. Qëllimi i helmetave nuk është vetëm mbrojtja e kokës, helmetat me ngjyrat e ndryshme janë tregues i detyrave dhe titujve të punonjësve. Zakonisht, helmetat prodhohen nga materiali polimer Polycarbonate, gjithashtu ka në dispozicion edhe nga më të zhvilluara, sidomos ato me fibra të qelqit ose polimer i përforcuar me fibra karboni për uljen e peshës.

Ngjyrat e helmetave

Kemi në dispozicion helmetat me ngjyra të ndryshme dhe secila ngjyrë ka një kuptim të ndryshëm. Ngjyrat kryesore të helmetave të përdorura janë të verdha, të kaltër, të portokalltë, të kuqe, të gjelbërt dhe të bardha.

Helmeta e verdhë

Helmeta e verdhë përdoret nga punëtorët. Punëtorët që punojnë në ndërtim, fabrika dhe punëtori mbajnë helmeta të verdha.

Helmeta e kaltër

Helmeta e kaltër përdoret nga nga personeli përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin në fushën e veprimtarisë.

Helmeta e portokalltë

Helmetat e portokalltë përdoren nga menaxherët e turneve dhe kryemjeshtra.

Helmeta e kuqe

Megjithëse përdorimi i tij nuk është shumë i zakonshëm, helmetat e kuqe përfaqësojnë një klasë të rëndësishme në mjedisin e vendit të ndërtimit. Siguria në punë, ekspertët e kontrollit të cilësisë dhe zjarrfikësit përdorin helmeta të kuqe.

Helmeta e gjelbër

Helmeta e gjelbër përfaqësonë profesionistë të kujdesit shëndetësor përdoren nga mjekë, infermierë dhe personeli i urgjencës që janë në vend, në terren ose në fabrika.

Helmeta e bardhë

Helmeta e bardhë përdoret nga inxhinierë, arkitektë dhe drejtuesit e lartë. Nëse një vizitor vjen në vendin e ndërtimit ose fabrikën, ky person gjithashtu përdor helmetë të bardhë.

Zakonisht, ngjyrat e helmetave që përdoren renditen në këtë mënyrë. Përveç sigurisë në punë, helmetat janë shumë të rëndësishme për të përcaktuar se kush është inxhinier, punëtor apo mjeshtër në vendet e mëdha të ndërtimit, fabrikat ose objektet.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.