Në rritjen e potencialit… energjia!

532

Kërcënimi më i madh për ata që e zhvillojnë vetveten është mungesa e energjisë për t’i arritur qëllimet. Kjo mund të ndodhë në tri mënyra: nëpërmjet lodhjes fizike, rraskapitjes mendore ose nëpërmjet lodhjes emocionale dhe shpirtërore. Këto tre tharës të energjisë mund të restaurohen me tre lloje të burimeve të energjisë, që ne i quajmë “super energji”.

          Energjia fizike

            Një program i ushtrimeve të rregullta dhe ushtrimeve aerobike krijon energji fizike të nevojshme që na ndihmon në arritjen e qëllimeve. Ushtrimet aerobike janë ushtrime që bëhen “me ajër”. Ato përfshijnë të ecurit, rrëshqitjen me ski, vrapimin, e të ngjashme. Dobia e ushtrimeve aerobike është se ato dërgojnë mesazh në trurin tonë se na duhet më shumë gjak. Trupi përgjigjet me rritje të sasisë së gjakut në qarkullim; e rritë nivelin e gjakut, hemoglobinës dhe plazmës; dhe krijon masë shtesë të kapilareve të gjakut. Kështu, rezultati është më shumë energji dhe vitalitet për ta bërë atë që duam.

            Ushtrimet aerobike

            Ushtrimet aerobike mund të kenë efekt të dobishëm në të gjitha pjesët e trupit:

            · Në mushkëri. Ushtrimet aerobike e tërheqin oksigjenin në kapilaret e mushkërive dhe ndihmojnë në eliminimin e dyoksidit të karbonit;

            · Në zemër. Një zemër e shëndoshë rreh më pak për një minutë se sa një zemër jo e shëndoshë. Kjo do të thotë se ajo ka më pak punë për të bërë dhe është më efikase;

            · Në tru. 40% e gjakut tonë shkon në tru dhe e furnizon atë me oksigjen. Sa më shumë gjak që prodhojmë si shkak i ushtrimeve aerobike, aq më shumë produktiv do të jetë truri jonë;

            · Në muskuj. Kur muskujt forcohen, ato veprojnë si minipompa për zemrën;

            · Efekte tjera. Efektet tjera të ushtrimeve aerobike janë se në sistemin e tretjes kryhen masazhe dhe ai pastrohet; flemë më mirë dhe ndjehemi më mirë në aspektin psikologjik.

            Frymëmarrja e thellë

            Të marrit frymë thellë është esenciale në krijimin e sistemit të shëndetshëm të qarkullimit të gjakut, themelues i të gjitha gjërave të shëndetshme. Ashtu sikurse mbusheni me ajër të freskët, frymëmarrja e barkut thellë e relakson sistemin nervor, burimin e tensionit tonë të tepërt dhe nga brenda u bën masazhe muskujve të barkut. Gjithashtu e aktivizon edhe sistemin limfatik për ta oksigjenuar çdo qelizë të trupit dhe e pastron nga dyoksidi i karbonit.

            Të marrit frymë është jetë. Të marrit frymë është shpirti i jetës. Ende disa njerëz nuk marrin frymë siç duhet. Ata marrin frymë me hov të cekët, në mënyrë jo të rregullt dhe vetëm me mushkëri. Rezultati është se ata nuk arrijnë gjendje të relaksimit apo të energjisë së plotë.

            Ekzistojnë dy gjëra kyçe për një frymëmarrje të thellë:

  1. nxirre tërë ajrin nga trupi yt para se të marrësh frymë; dhe
  2. thith duke i përdorur muskujt e barkut. Ashtu sikurse e mbush abdomenin tënd me ajër, mushkëritë e tua zgjerohen dhe gradualisht mbushesh me ajër deri te fyti yt.  

            Dieta

            Cilësia, sasia dhe lloji i ushqimeve që hani bëjnë një dallim të rëndësishëm në shëndetin dhe mbarëvajtjen tuaj dhe gjithashtu edhe në nivelin e energjisë suaj. Kuptoje lehtë, si do të ushqehesh, ashtu do të jesh. Një numër i parimeve të dietës janë themeluar me vite si baza të shëndetit të mirë. Këtu përfshihen:

            · të ngrënit ushqime të freskëta;

            · të ngrënit dieta të ndryshme;

            · të ngrënit ushqime të pasura me lëngje;

            · të ngrënit më pak;

            · konsumimi i asaj që trupi juaj e kërkon.

            Truri ka nevojë të jetë mirë i ushqyer për të siguruar tërë energjinë e nevojshme. Ushqimet që janë të mira për trurin përmbajnë: vajra prej peshqve si skumbri dhe salmoni; karota që përmbajnë vitaminën A, të mira për pastrimin dhe ruajtjen nga gjërat që mund ta sulmojnë zemrën; vitamina B1, që gjendet në bukën e bërë nga mielli i pasitur, perimet dhe drithërat, që ndihmon në djegien e karbohidrateve që ia sigurojnë trurit energjinë e saj; vezët dhe perimet që ndihmojnë në dhënien e oksigjenit në tru; dhe acidi linoleik, që gjendet në yndyra.

Përshtati dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

Comments are closed.