Materiali më i zi i prodhuar ndonjëherë

391

Kehang Cui dhe Brain L. Wardle nga MIT (Massachusetts Technology Institute) kanë prodhuar materialin më të zi që njihet deri më tani. E zbuluar aksidentalisht dhe është quajtur “E Zeza më e Errët “, ky material mund të absorbon më shumë se 99,995% të dritës.

Materiali më i Zi u prodhuar aksidentalisht

Qëllimi kryesor i studiuesve ishte përmirësimi i vetive termike dhe elektrike të materialeve përçuese si alumini. Për ta bërë këtë, studiuesit e mbuluan fletat prej aluminin plotësisht me nanotuba të karbonit dhe zbuluan se materiali që ata formuan ishte mjaft i zi dhe vendosën të matin sa dritë absorbon dhe reflekton në material. Kështu Materiali më i Errët u prodhuan aksidentalisht.

Karboni nanotubat e përdorur në studim janë tuba me një shkallë prej një miliardi të metrit. Arsyeja pse një substancë në natyrë duket e zezë është se absorbon një pjesë të madhe të dritës që bie mbi të dhe reflekton një pjesë të vogël mbrapa. Sa më shumë dritë një substancë absorbon dritën e dukshme mbi të, aq më e zezë duket.

Si rezultat i matjeve, u zbulua ky material absorbon më shumë se 99,995% të dritës e cila bie mbi të. Ky material është edhe më i zi se materiali i zbuluar më parë i quajtur Vantablack. Vantablack absorbon 99.965% të dritës që bie mbi të.

Si absorbohet drita me një ritëm kaq të lartë?

Studiuesit në MIT nuk mund të shpjegojnë plotësisht se si absorbohet drita me një ritëm kaq të lartë. Sidoqoftë, sipas vlerësimeve dhe matjeve, fletët e aluminit të mbuluar me nanotube të karbonit absorbojnë pjesën më të madhe të dritës dhe e shndërron atë në nxehtësi. Në këtë mënyrë, sasia e dritës së dukshme të pasqyruar është shumë e ulët, gjë që e bën atë materialin më të zi.

Rezultatet e këtij studimi dhe më shumë u botuan si artikull në revistën ACS Applied Materiale & Interfaces.

Shkencëtarët thonë se ky material mund të përdoret për të parandaluar shkëlqimin e padëshiruar në sistemet optike dhe për të zhvilluar teleskopë që ekzaminojnë thellësitë e hapësirës. Studiuesit gjithashtu vërejnë se përdorimi i këtij materiali më të zi mund të rritet në varësi të përmirësimit të vetive të materialit.

Studiuesit thonë se materiali që ata prodhuan është 10 herë më i zi se të gjithë materialet e regjistruara deri më tani, por edhe ky material duhet të përmirësohet.

Përktheu dhe përmblodhi:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.