Makroekonomia

1,329

Makroekonomia e studion mënyrën e funksionimit të ekonomisë së përgjithshme. I analizon dhe studion agregatët ekonomikë nga më sintetikët: bruto prodhimi vendor dhe lëkundjet e tij, inflacioni dhe papunësia me raportet e veta të ndërsjella, kursimi, investimet në nivel shteti, buxhetin shtetëror, deficitin, suficitin, bilancin pagesor, normën e kamatës etj.  

Ekonomisti Volf, i cili i pari e përdori nocionin makro dhe mikro, makroekonominë e interpreton si studim të marrëdhënieve të nivelit të grupi të rëndësishëm njerëzish, familjesh të ashtuquajturat kategori sociale, nëse për mikroekonominë jep interpretim si hulumtim i marrëdhënieve që ekzistojnë në nivel të një individi ose familje. Makroekonomia si shkencë për funksionimin e ekonomisë në tërësi u krijua me paraqitjen e veprës kapitale të Kejnsit “Teoria e përgjithshme e punësimit, kamatave dhe parave”, në vitin 1963.  

Makroekonomia është shkencë e vogël e cila nga paraqitja e saj (rreth 70 viteve më parë) deri më sot ka arritur zhvillim të rëndësishëm. Ajo edhe nuk është e çuditshme duke pasur para sysh se agregatet ekonomik të lartpërmendur (papunësia, inflacioni, kursimi, investimet, bruto prodhimi vendor dhe lëvizja e tij), si dhe masat dhe instrumentet e politikës makroekonomike për të vepruar në ekonomitë bashkëkohore. 

Përmblodhi dhe përgaditi:

STUDENTET.MK

Comments are closed.