Kurs online për ushqim të shëndetshëm nga fakulteti i mjekësisë në “Harvard”

337

Ushqimi i shëndetshëm nuk është një fizikë kuantike, por mund të duket kështu për shkak të informacionit të vazhdueshëm që dëgjojmë për dieta të reja, lëndë ushqyese dhe ushqime të dëmshme. Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Harvardit ofron një kurs online për përgaditjen e këtij ushqimi i cili zgjatë gjashtë javë që duhet të jetë i mjaftueshëm për të kuptuar të gjitha konceptet që lidhen me ushqimin e shëndetshëm. Kursi gjithashtu ka receta të lehta për ushqime të shëndetshme.

Sipas përshkrimit të kursit, ekspertët e Harvardit kanë krijuar një plan që mund të përmirësojë shëndetin tuaj në gjashtë javë përmes ndryshimeve të thjeshta diete. Kursi është krijuar për të zgjatur një muaj e gjysmë, por studentët vendosin vetë se sa shpejt do të përparojnë.

Java e parë mësoni se si të rregulloni siç duhet kuzhinën, të mbani një ditar ushqimi, të blini sende ushqimore dhe t’i lexoni përbërësit si duhet. Në javën e dytë mësoni se si të përgatisni një mëngjes të mirë, dhe në javën e tretë mësoni për drekë dhe darkë.

Kursi kushton 30 dollarë dhe mund të gjendet këtu.

Burimi: Kels McPhillips
Burimi: wellandgood.com

Përgaditi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.