Kufizimi i kalorive tek njerëzit ndihmon në ndërtim të muskujve më të fortë dhe stimulon gjenet e shëndetshme të plakjes

108

Studimi i NIH (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë) sugjeron se një reduktim i vogël i kalorive ditore është i dobishëm për mirëqenien.

Reduktimi i marrjes së përgjithshme të kalorive mund të rinovojë muskujt tuaj dhe të aktivizojë rrugët biologjike të rëndësishme për një shëndet të mirë, sipas studiuesve në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe kolegëve të tyre. Zvogëlimi i kalorive pa e privuar trupin nga vitaminat dhe mineralet thelbësore, i njohur si kufizimi i kalorive, dihet prej kohësh që vonon përparimin e sëmundjeve të lidhura me moshën në modelet e kafshëve. Ky studim i ri, i publikuar në Aging Cell, sugjeron që të njëjtat mekanizma biologjikë mund të zbatohen edhe për njerëzit.

Studiuesit analizuan të dhënat nga pjesëmarrësit në të ashtuquajturin “Vlerësimin Gjithëpërfshirës të Efekteve Afatgjata të Reduktimit të Marrjes së Energjisë (CALERIE)”, një studim i mbështetur nga Instituti Kombëtar i Plakjes (NIA) që ekzaminoi nëse kufizimi i moderuar i kalorive përcjell të njëjtat përfitime shëndetësore që shihen në studimet e kafshëve. . Ata zbuluan se gjatë një periudhe dyvjeçare, qëllimi për pjesëmarrësit ishte të reduktonin marrjen e tyre ditore të kalorive me 25%, por më e larta që grupi mundi të arrinte ishte një reduktim prej 12%. Megjithatë, ky reduktim i lehtë i kalorive ishte i mjaftueshëm për të aktivizuar shumicën e rrugëve biologjike që janë të rëndësishme për plakjen e shëndetshme.

“Një reduktim 12% në marrjen e kalorive është një vlerë

shumë modeste,” tha autori përkatës dhe Drejtor Shkencor i NIA, Luigi Ferrucci, M.D., Ph.D. “Ky lloj reduktimi i vogël në marrjen e kalorive është i realizueshëm dhe mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin tuaj.”

Ekipi hulumtues më pas u përpoq të kuptonte bazat molekulare të përfitimeve që shiheshin në hulumtimet të mëparshme të kufizimit të kalorive tek njerëzit. Një studim tregoi se individët me kufizim të kalorive humbën masë muskulore deri në një mesatare prej 9 kilogram gjatë vitit të parë dhe ruajtën peshën e tyre për vitin e dytë. Megjithatë, pavarësisht humbjes së masës muskulore, pjesëmarrësit e hulumtimit nuk e humbën forcën e muskujve, duke treguar se kufizimi i kalorive përmirësoi sasinë e forcës së gjeneruar nga çdo njësi e masës muskulore, e quajtur forcë specifike e muskujve.

Për studimin aktual, shkencëtarët përdorën biopsi të muskujve të kofshës nga pjesëmarrësit në hulumtim, dhe kjo ndodhi pikërishtë pas njëveçarit të parë dhe të dytë nga dita e fillim të eksperimentit.

Për të kuptuar se cilat gjene njerëzore u ndikuan gjatë hulumtimit të reduktimit të kalorive, shkencëtarët izoluan ARN-në informative (ARN-i), një molekulë që përmban kodin për proteinat, nga mostrat e muskujve. Ekipi përcaktoi sekuencën e proteinave të secilës ARN informative dhe përdori informacionin për të identifikuar se cilat gjene ishin përgjegjëse për kodimin e secilës molekulë specifike të ARN-informative. Analizat e mëtejshme i ndihmuan shkencëtarët të përcaktonin se cilat gjene gjatë reduktimit të kalorive u pësuan rritje në të shprehurit gjenetik të tyre, që do të thotë se qelizat krijuan më shumë ARN-i; dhe të cilat pësuan ulje të shprehjes së tyre gjenetike, që do të thotë se qelizat prodhonin më pak ARN-i. Studiuesit konfirmuan se kufizimi i kalorive ndikoi në të njëjtat rrugë gjenike te njerëzit si te minjtë dhe primatët jo-njerëzor.

Përfundimisht një konsum më i ulët i kalorive jo vetëm që shkaktoi zmadhim të shprehjes gjenetike rë gjeneve përgjegjëse për gjenerimin e energjisë dhe metabolizmin, por madje zmadhoi shprehjen gjenetike të gjeneve inflamatore përgjegjëse për uljen e inflamacionit. “Meqenëse inflamacioni dhe plakja janë të lidhura fort, kufizimi i kalorive përfaqëson një qasje të fuqishme për të parandaluar gjendjen pro-inflamatore që zhvillohet nga shumë njerëz të moshuar”, tha Ferrucci.

Hulumtimi i mëparshëm nga prova CALERIE ka zbuluar se kufizimi i kalorive mund të ngadalësojë ritmin e plakjes tek të rriturit me 2 deri në 3 %. Studime të tjera tregojnë se reduktimi i kalorive mund të zvogëlojë dëmtimin e ADN-së dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës, gjumin dhe funksionin seksual.

Kufizimi i kalorive nuk nënkupton të vdesësh nga uria, theksojnë ekspertët e shëndetit. Po kjo nënkupton thjeshtë një zvogëlim të konsumit ditor të kalorive nën atë që është tipike (1,600 deri në 2,600 kalori në ditë konsiderohet diapazoni tipik për të rriturit e moshuar) duke marrë ende të gjithë lëndët ushqyese thelbësore. Andaj e thënë shkurtë, nëse doni të përmirësoni shanset tuaja për të jetuar një jetë më të shëndetshme, ky studim i ri sugjeron se shkurtimi i disa qindra kalorive në ditë – sikur të shmangurit nga ngrënja e zakoshme e një qese me patatina në drekë – mund ta bëjë këtë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.