Krahasimi i shfaqjes së ndjenjave mes dy gjinive

689

Një studim i realizuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Yale, përmes rezonancës magnetike ka vërtetuar, se meshkujt e shfrytëzojnë pjesën e majtë të trurit në zgjidhjen e problemeve të komplikuara gjuhësore, ndërsa femrat i shfrytëzojnë të dyja anët”. Kjo njëkohësisht shpjegon faktin, se përse femrat janë më të afta në shprehjet gjuhësore se sa meshkujt, po ashtu edhe në ato emocionale.

Krahas asaj që hemisfera e majtë e trurit e kontrollon të folurit, e djathta merr pjesë në shprehjet emocionale, eksperimente këto që janë realizuar tek pacientët, të cilët kanë pasur probleme me pjesën e djathtë të trurit. Kjo shpjegon edhe faktin, se përse ata persona flasin pa ndjeja ose pa emocione.

Femrat zotërojnë fuqi, që t’i përdorin të dyja pjesët e trurit në të njëjtën kohë, ndërsa janë duke biseduar, por gjithashtu ato mund të komunikojnë me qendrat, të cilat janë të ngarkuara për emocionet në tru, edhe kjo ndodh ndërkohë që janë duke folur. Kurse meshkujt nuk e zotërojnë këtë fuqi, prandaj nuk munden t’i shprehin ndjenjat e tyre me aq lehtësi. Për këtë dëshmojnë edhe një varg studimesh, të cilat vërtetojnë se femrat mund ta shprehin më lehtë dhe më qartë dashurinë dhe pikëllimin, se sa meshkujt. Ky dallim tregon për një jo-barazi në shprehjen e ndjenjave ndërmjet femrës dhe mashkullit, keshtu që në rastin e hulumtmit të ndonjë teme, femrat i qasen studimit nga të gjitha aspektet, ndërsa meshkujt synojnë drejt e në cak, dhe në të shumtën e rasteve gjenden në një pozitë pak a shumë jo të volitshme nga të folurit e tepërt të gruas.

Psikologu Kostas Kafetsios mendon se pamundësia e meshkujve për të shprehur ndjenjat e tyre është shkak i problemeve të shumta, të cilat lindin ndërmjet meshkujve dhe femrave. Ai pohon, se është tepër e vështirë të zbulohen emocionet dhe ndjenjat tek meshkujt.

Studimi i stimulimit nervor në tru hap horizonte të gjera dhe ndihmon në hulumtimin dhe studimin e dukurive neuropsikiatrike. Kështu që disa shkencëtarë e konsiderojnë, se skizofrenia mund të shpjegohet nëpërmjet çrregullimit të neuroneve në tru dhe me mungesën e baraspeshës ndërmjet dy hemisferave trunore, të majtë dhe të djathtës.

Tema që ka të bëjë me menaxhimin e trurit është mjaft e dobishme, por ende nuk është e hulumtuar sa duhet. Shumë studime shkencore, të cilat merren me hulumtimin e sekreteve të trurit të njeriut janë ende në studim e sipër, ndërsa për fshehtësitë e trurit dimë shumë pak.


Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.