Koronavirusi dëmtoi me miliona ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Kinë – Shumë punëtorë do të mbesin pa punë.

486

Qeveria u ka kërkuar bankave të ofrojnë më shumë kredi për ekonominë, që ka ngecur për shkak të koronavirusit.  Analizat tregojnë se miliona ndërmarrje të vogla dhe të mesme në atë vend janë në prag të falimentimit.

Raportohet se rreth 60 përqind e kompanive mund të kryejnë pagat e punëtorëve vetem për dy muajt në nvijim.. Vetëm 10 përqind e tyre mund të rezistojnë gjashtë muaj ose më gjatë, raporton Klix.ba.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë veçanërisht në fokus, ngase  ato përbëjnë 60 përqind të ekonomisë kineze dhe punësojnë rreth 80 punëtorë, sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Kinës.

Shumë kompani dhe punëtorë janë në pushim të vazhduar deri në fund të janarit.

Drejtoresha e FMN(Fondi Monetar Nacional), Kristalina Georgieva paralajmëroi në samitin e G20 se rënia ekonomike e fuqisë së dytë botërore do të kishte një ndikim negativ të rritjes ekonomike në tremujorin e parë.

Ata shpresojnë se kjo do të korrigjohet në tremujorin e dytë të vitit, raporton BBC.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.