Kanceri tek fëmijët është i ndryshëm nga kanceri tek të rriturit: Të kuptuarit e kësaj mund të çojë në trajtime më të mira pediatrike

104

Kanceri lind kur qelizat grumbullojnë dëmtime të mjaftueshme që ndryshojnë sjelljen dhe funksionalitetin e tyre normal. Mundësia e dëmtimit rritet me moshën, sepse masat mbrojtëse në kodin tuaj gjenetik që sigurojnë funksionimin normal të qelizave dobësohen me kalimin e kohës.

Pse, atëherë, fëmijët zhvillojnë kancer kur dihet që nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të grumbulluar dëmtimet e nevojshme që përmendëm ?

KANCERI I TË RRITURVE KUNDËR KANCERI PEDIATRIK

Qelizat në trupin tuaj u përmbahen një sërë udhëzimesh të përcaktuara nga përbërja e tyre gjenetike – një kod unik që mbart të gjithë informacionin që u nevojitet qelizave për të kryer funksionin e tyre specifik. Kur qelizat ndahen, kodi gjenetik kopjohet dhe kalohet nga një qelizë në tjetrën. Gabimet e kopjimit mund të ndodhin në këtë proces dhe të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit.

Tek të rriturit, kanceri evoluon përmes një grumbullimi gradual të gabimeve dhe dëmtimeve në kodin gjenetik. Megjithëse ekzistojnë masa mbrojtëse kundër rritjes së pakontrolluar të qelizave dhe mekanizmave të riparimit për të rregulluar gabimet gjenetike, plakja, ekspozimi ndaj toksinave mjedisore dhe mënyra e jetesës jo të shëndetshme mund t’i dobësojë këto mbrojtje dhe të çojë në prishjen e indeve. Llojet më të zakonshme të kancereve të të rriturve, si kanceri i gjirit dhe kanceri i mushkërive, shpesh vijnë nga dëmtime të tilla të grumbulluara.

Tek fëmijët, indet e të cilëve janë ende në zhvillim, ekziston një dinamikë e dyfishtë midis rritjes dhe parandalimit të kancerit. Nga njëra anë, qelizat me ndarje të shpejtë po organizohen në inde në një mjedis me mbikëqyrje të kufizuar imunitar – një mjedis ideal për zhvillimin e kancerit. Nga ana tjetër, fëmijët kanë masa mbrojtëse të forta dhe mekanizma të rregulluar fort që veprojnë si kundërforca kundër kancerit dhe e bëjnë atë një dukuri të rrallë.

Fëmijët rrallë grumbullojnë gabime në kodin e tyre gjenetik dhe pacientët me kancer pediatrik kanë një incidencë shumë më të ulët të gabimeve gjenetike sesa pacientët e rritur. Megjithatë, gati 10 për qind e rasteve të kancerit pediatrik në Shtetet e Bashkuara janë për shkak të mutacioneve gjenetike të trashëguara. Kanceret e trashëguar më të zakonshme lindin nga gabimet gjenetike që ndikojnë në fatin e qelizës gjatë fazave të zhvillimit para lindjes. Gabimet në qelizat embrionale trashegohen në të gjitha qelizat e mëvonshme pas lindjes dhe në fund mund të shfaqen si kancer.

Kanceri pediatrik gjithashtu mund të shfaqet spontanisht ndërsa fëmijët janë në rritje. Këto janë të nxitura nga ndryshime gjenetike të ndryshme nga ato që janë të zakonshme tek të rriturit. Ndryshe nga të rriturit, ku dëmtimi zakonisht grumbullohet si gabime të vogla gjenetike gjatë ndarjes së qelizave me kalimin e kohës, kanceret pediatrike shpesh rezultojnë nga rirregullimet në shkallë të gjerë të kodit gjenetik. Rajone të ndryshme të kodit gjenetik shkëmbejnë segmente, duke ndërprerë udhëzimet gjenetike të vendosura përtej segmentit që po riparohet. Ndryshime të tilla ndodhin shpesh në inde me “turn-over” të vazhdueshëm, si truri, muskujt dhe gjaku, dhe cuditërisht, kanceret më të përhapura pediatrike shpesh dalin nga këto inde (Turn-over nënkupton ekuilibrin midis proliferimit të qelizave dhe vdekjes së tyre që kontribuon në homeostazën e qelizave dhe indeve).

Ndryshimet gjenetike nuk janë parakusht për kanceret pediatrike. Në disa kancere pediatrike të trurit, rajoni i kodit gjenetik përgjegjës për specializimin e qelizave heshtet përgjithmonë. Edhe pse nuk ka asnjë gabim në vetë kodin gjenetik, qeliza nuk është në gjendje ta lexojë atë. Rrjedhimisht, këto qeliza bllokohen në një gjendje ndarjeje të pakontrolluar, duke çuar përfundimisht në kancer.

TRAJTIMЕ ТË DIZAUJNUARA PËR KANCERIN PEDIATRIK

Qelizat tek fëmijët zakonisht shfaqin rritje, lëvizshmëri dhe fleksibilitet më të madh. Kjo do të thotë se kanceri pediatrik është shpesh më invaziv dhe agresiv se ai i të rriturve dhe mund të ndikojë rëndë zhvillimin edhe pas terapisë së suksesshme për shkak të dëmtimit afatgjatë. Për shkak të gjitha këyre ndryshimeve që lartpërmendëm mes kancerit të fëmijëve dhe kancerit tek të rriturit, qasjet e trajtimit duhet gjithashtu të jenë të ndryshme për secilin.

Terapia standarde e kancerit përfshin radioterapi ose kimioterapi, të cilat prekin qelizat kancerogjene dhe të shëndetshme, të gjitha qelizat që në mënyre aktive ndahen dhe replikohet. Nëse pacienti nuk reagon ndaj këtyre trajtimeve, onkologët provojnë ilaç tjetër.

Tek fëmijët, efektet anësore të disa trajtimeve janë më tragjike pasi qelizat e tyre po rriten dhe replikohet në mënyrë shumë më aktive. Ndryshe nga kanceret e të rriturve, ku ilaçe të ndryshme mund të synojnë dhe të targetojnë gabime të ndryshme gjenetike, ilaqet ndaj kancerëve pediatrik jan shumë më pak specifik dhe caqet e tyre nuk janë aq të shprehura. Shfaqja e rrallë e kancerit pediatrik e bën gjithashtu sfidues testimin e terapive të reja në provat klinike në shkallë të gjerë (për shkak të numrit të paktë të fëmijëve me kancerë pediatrike). Një arsye e zakonshme për dështimin e trajtimit është kur qelizat e kancerit adaptohen për t’u shmangur na ndikimi i trajtimin dhe bëhen rezistente ndaj ilaçeve. Zbatimi i parimeve nga biologjia evolucionare në trajtimin e kancerit mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj.

Për shembull, terapia e estincionit apo e zhdukjes është një qasje ndaj trajtimit të kancerit e frymëzuar nga ngjarjet natyrore të zhdukjes masive. Qëllimi i kësaj terapie është të zhdukë të gjitha qelizat e kancerit përpara se ato të evoluojnë. Ai e bën këtë duke aplikuar një ilaç që vret shumicën e qelizave të kancerit. Pak qelizat e mbetura të kancerit më pas synohen përmes ndërhyrjeve të fokusuara apo lokalizuara dhe në shkallë më të vogël. Nëse zhdukja e plotë nuk është e mundur, atëherë qëllimi kryesor bëhet parandalimi i rezistencës ndaj trajtimit dhe të penguarit e tumorit nga përparimi. Kjo mund të arrihet me terapi adaptive, e cila shfrytëzon konkurrencen për mbijetesë midis qelizave kancerogjene për të arritur qellimet e saj terapeutike. Trajtimi vepron ashtu që në mënyrë dinamike “ndizet” dhe “fiket” për të mbajtur tumorin stabil duke lejuar qelizat që janë të ndjeshme ndaj terapisë të tejkalojnë konkurrencën dhe të shtypin qelizat rezistente duke i shkatërruar ato. Kjo qasje ruan indin dhe përmirëson mbijetesën.

Edhe pse pacientët me kancer pediatrikë kanë një prognozë më të mirë se të rriturit pas trajtimit, kanceri mbetet shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën 15 vjeç në Shtetet e Bashkuara. Njohja e ndryshimeve zhvillimore midis kancerit të fëmijëve dhe të rriturve dhe përdorimi i teorisë evolucionare për të “parashikuar dhe drejtuar” trajektoren e kancerit mund të përmirësojë rezultatet e trajtimit për fëmijët. Kjo përfundimisht mund të përmirësojë shanset e pacientëve të rinj për një të ardhme më të ndritshme dhe pa kancer.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.