lesbian videos mercedes carrera knock out her cheating hubby. home alone chav slut. desi anal mom helps in tub romantic family dinner.porn videos dealer fuck.

Intervistë me Ass. Dr. Xhem Adem, “Cholelitiasis – gurët në fshikëzën e tëmthit”

1,215


Studentet.mk, këtë herë publikon intervistën e plotë të realizuar me Ass. Dr. Xhem Adem. Në këtë intervistë enkas për faqen studentet.mk, doktori na njoftoi me kolelitiazën, ose gurët në fshikëzën e tëmthit. Kjo patologji, thuajse mjaft e përhapur, e bën të nevojshme informimin për të. Bazuar nga fakti më lehtë të parandalosh se sa të mjekosh, në këtë intervistë do gjeni  rekomandime dhe këshilla për të evituar këtë sëmundje.



Biogafia:
Xhem Adem, i lindur më 1986, në Kumanovë, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 2005, u regjistrua në fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shen Kirili dhe Metodij “- Shkup, studimet i kreu me sukses dhe mesatare të lartë, në vitin 2012 u dekorua me licencë për punë pranë Odës se Mjekëve të Maqedonisë Veriore. Gjatë studimeve tregoi interes për shume lëmi të mjekësisë, por më shumë shquhej në mjekësin interne. Punon në IPSH dy vjet si mjek familjar, më pas punësohet në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, në repartin infektiv për shkak të mungesës së infektologeve në atë kohë.  Në vitin 2017, regjistron specializimin në degën e gastroenterologjisë. Prej vitin 2019, transferohet me punë në Klinikën Universitare të Gastroenterohepatologjisë – Shkup. Në vitin 2021 zgjidhet asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne, pranë Fakultetit të Mjeksise – në kuadër të Universitetit “Shen Kirili dhe Metodij” -Shkup. Aktualisht është viti i gjashtë dhe i fundit në specializim të gastroenterohepatologjisë.

Pasioni për gastroenterohepatologji… gastro është pjesë e interne me përmbledhje multiorganike dhe patologji të gjërë. Pjesa semiinvazive në gastro e dallon atë prej degëve të tjera në mjekësi. Ultrasonografia dhe endoskopia janë pasioni për të cilët, në fillim investohet më shumë mësime të teknikës, apsolvim të patologjive dhe më pas çdo endoskopisti dhe sonograferi i nevojiten një numër i madh i endoskopive dhe sonografive, për të thënë se mirë manevron më këtë pjesë të gastros. Gastro për mua, është fisnikëri, lumturi dhe krenari, por edhe dhunti, për të qenë gastroeneterohepatolog i mirë  duhet te jesh manualist i mirë. Mirëpo, pasioni për të shëruar pacientë , të diagnostikosh sëmundje, të shohesh fytyra të kënaqura kur dalin nga ambulanta juaj, ska lumturi më të madhe , për shkak se punën që beni për ta, e bëni për dashuri ndaj mjekësisë dhe empatisë ndaj njerëzve, se ju ata njerez i shihni për herë të parë, nuk i njihni fare, andaj dashuria ndaj mjekësisë ju bën si shpëtues para syve të pacientëve. Gjithçka arrihet me punë të vazhdueshme, durim dhe dashuri të pafund ndaj mjekësisë.

Studentet.mk: Vitin e kaluar u zgjodhët asistent në Katedrën e Mjekësisë Interne në spitalin “Nënë Tereza”. Na përshkruani përvojën tuaj me studentët ose rast specifik me ndonjë pacient me kolelitiazë.

Ass. Dr. Xhem Adem: Po, në korrik të vitit 2021, u zgjodha asistent në Fakultetin e Mjekësisë në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Është një privilegj të jesh edukator i gjeneratave të reja, posaçërisht degës sonë. Ushtroj detyrën e asistentit për më shumë lëndë në katedrën tonë: propedeutike e mjekësisë klinike, mjekësia interne, mjekësia urgjente, mjekësia familjare, për stundentët e mjekësisë së përgjithshme dhe stomatologëve, gerontologji, mjekësi interne për studentët e shkollës së lartë të mjekësisë- motra, akushere, laborant, fizioterapeut.

Pasioni për ta transmetuar dijen personale në gjeneratat e reja është privilegj, duhet të mos jesh koprac, të shpërndash atë cka e di, jo ta ruash për vete.  Puna me student vijon në grupe, kanë pjesën praktike, leximin e rtg imazheve, interpretim të rezultateve të ndryshme laboratorike, mikrobiologjike, sonografike, endoskopike dhe ordinimi i terapise për cdo sëmundje veçmas. Kontrollimi i pacientëve dhe diskutimi i kahjes për mjekimin e pacientit në fjalë. Stundetët meritojnë t’ju perkushtojmë kohë, t’i mesojmë, të ushtrojnë… janë ardhmeria jonë! Gjithashtu përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies me aplikimin e metodave interaktive me studentin në qendër jane pika kryesore ne aplikimin e ushtrimeve. Mundohem që studentët të fitojnë arritje në shkathtësite dhe performancat klinike e laboratorike për një punë të pavarur.

Studentëve u dedikoj që të fillojnë në zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese dhe punës kërkimore që prej tani. Tentoj që mjetet e punes te jenë më bashkëkohore. Edukimi në vazhdim për studentët është procesi nëpërmjet të cilit studentet përditësojnë dijet dhe aftësitë e tyre gjatë gjithë jetës për të plotësuar nevojat e pacientëve, të shërbimeve shëndetësore dhe ato të zhvillimit të tyre profesional. Edukimi në vazhdim i sudentëve është në përputhje me misionin dhe vizionin si dhe strategjinë e zhvillimit të fakultetit tonë, i cili synon jo vetëm ofrimin e studentëve në përfundim të edukimit të tyre universitar për mjekësi, por dhe promovimin dhe ofrimin e edukimit të punonjësve të sektorit shëndetësor gjatë gjithë jetës së tyre, siç është edukimi në vazhdim dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Studentet.mk: Gurët në fshikëzën e tëmthit – patologji e njohur, thuajse mjaft e përhapur. Cilat janë shkaqet e paraqitjes, simptomat dhe parandalimi?

Ass. Dr. Xhem Adem: Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët. Lëngu, i quajtur bilë (lëngu i tëmthit), ndihmon në tretjen e yndyrave të ushqimit, e cila prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa t’i nevojitet trupit për tretjen e yndyrave. Në ketë kohë fshikëza bën kontraksione të cilat shtyjnë bilën në një tub të quajtur duktusi biliar i përbashkët prej të cilit bila kalon në zorrën e hollë duke ndihmuar në tretjen e ushqimeve. Bila përmban ujë, kolesterol, yndyrna, kripëra biliare, proteina dhe bilirubinë. Kripërat biliare shpërbejnë yndyrnat, ndërsa bilirubina i jep feçeve (jashtëqitjes), ngjyrën e verdhë. Në qoftë se lëngjet biliare përmbajnë shumë kolesterol, kripëra biliare apo bilirubinë, në situata të caktuara formohen gurët.

Ekzistojnë dy tipe gurësh në tëmth: 
Gurët e kolesterolit janë zakonisht me ngjyrë të verdhë në jeshile dhe përbëhen kryesisht nga kolesterol i ngurtësuar. 80% e gurëve të tëmthit janë të kësaj natyre.
Gurët e pigmentit janë të vegjël, me ngjyrë të errët, të përbërë nga bilirubina.
Gurët e tëmthit mund të jenë sa kokrrizat e rërës deri në madhësinë e topit të golfit. Fshikëza e tëmthit mund të formojë një gur të vetëm të madh, qindra gurë të vegjël, ose çdo kombinim të mundshëm të tyre. Gurët mund të bllokojnë rrjedhjen normale të bilës (lëngut të tëmthit) nëse vendosen në ndonjë nga duktuset prej nga rrjedh bila, nga mëlçia në zorrën e hollë.
Këto vende mund të jenë:
– duktuset hepatikë të cilët e nxjerrin bilën (lëngun e tëmthit), jashtë mëlçisë;
– duktuset cistikë, prej të cilëve bila shkon dhe del në fshikëzën e tëmthit dhe duktusi biliar i përbashkët i cili përçon bilën nga duktusi cistik dhe hepatik në zorrë të hollë.

Bila ngelet në këto duktuse duke shkaktuar infeksion të fshikëzës së tëmthit, të vetë duktusit dhe rrallë të mëlçisë. Një duktus tjetër i cili derdhet në duktusin biliar hepatik është edhe duktusi pankreatik i cili nxjerr enzimat tretëse pankreatike nga pankreasi. Në qoftë se gurët bllokojnë daljen e këtij duktusi, enzimat tretëse pankreatike mbeten në pankreas duke shkaktuar inflamacion shumë të dhimbshëm, të quajtur pankreatik, nga gurët e tëmthit. Në qoftë se ndonjëri prej këtyre duktuseve qëndron i bllokuar për një kohë të caktuar mund të shkaktohen dëmtime të mëdha ose fatale si dhe mund të infektohen fshikëza e tëmthit, mëlçia ose pankreasi. Shkencëtarët mendojnë se gurët kolesterolikë formohen kur bila (lëngu i tëmthit), përmban shumë kolesterol, shumë bilirubinë, kripëra biliare të pamjaftueshme, ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet plotësisht për arsye të ndryshme. Kurse, shkaku i formimit të gurëve të pigmentit është i paqartë. Ka gjasa që ata të formohen tek personat të cilët kanë cirrozë hepatike apo infeksion të traktit biliar apo sëmundje gjaku të trashëguara (siç është anemia drepanocitare kur trupi prodhon shumë bilirubinë). Mendohet se prania e një guri të thjeshtë të tëmthit mund të shkaktojë prodhimin e shumë gurëve.

Megjithatë, janë zbuluar faktorë të tjerë që ndikojnë në formimin e gurëve të tëmthit, në veçanti të gurëve kolesterolikë, ndër to:

Obeziteti: është një faktor rreziku për të krijuar gurë, veçanërisht tek gratë. Një studim i gjerë ka treguar se të qenit qoftë lehtësisht mbi peshë rrit rrezikun e krijimit të gurëve në tëmth. Kjo ndodh sepse obeziteti mund të reduktojë sasinë e kripërave biliare në bilë (lëngun e tëmthit) duke çuar në përqendrim më të lartë të kolesterolit në të. Obeziteti gjithashtu ul aftësinë e fshikëzës së tëmthit për t’u zbrazur.
Estrogjeni: Sasia e shtuar e estrogjenit gjatë shtatzënisë, terapia zëvendësuese me hormone dhe marrja e kontraceptivëve oralë, shton nivelin e kolesterolit në bilë dhe pakëson lëvizjet e fshikëzës së tëmthit. Të dy këta faktorë çojnë në formimin e gurëve.
Etnia: Nuk kemi të dhëna të sakta përsa i takon popullatës së Shqipërisë.
Gjinia: Gratë e moshës 20 deri 60 vjeç janë dy herë më shumë të favorizuara për të mbledhur gurë në tëmth sesa burrat.
Mosha: Njerëzit mbi moshën 60 vjeç janë më të favorizuar për të mbledhur gurë në tëmth sesa të rinjtë.

Simptomat e gurëve në tëmth:
Prania e gurëve në tëmth mund të jetë asimptomatike dhe gurët mund të zbulohen rastësisht, ose mund të ketë simptoma dhe shenja të qarta. Pamja klinike e gurëve të tëmthit mund të përfshijë dhimbje të papritura dhe të forta në bark, zakonisht poshtë harkut të brinjës së djathtë. Dhimbja mund të përhapet në pjesën e djathtë të shpatullës dhe të gjithë anën e djathtë të shpinës. Zakonisht ndodh pas një vakti të madh, të yndyrshëm dhe zgjat 1-4 orë. Gjithashtu shfaqen të përziera, të vjella, temperaturë, dispepsi (çrregullim i sistemit të tretjes) dhe verdhëz.

Diagnostikimi:
Shumë gurë të tëmthit, veçanërisht ata të heshturit, zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera. Por kur mendohet se gurët e tëmthit mund të jenë shkaktarët e simptomave, nevojitet kryerja e ekografisë së barkut.
Ekografia përdor valët e zërit për të evidentuar praninë dhe për të bërë lokalizimin e gurëve.
Ekografia është mënyra më sensitive dhe specifike për të diagnostikuar gurët. Që të bëhet një ekzaminim sa më i saktë duhet që pacienti të jetë esëll (pa ngrënë), që fshikëza të jetë e mbushur për të lejuar vizualizimin e plotë dhe lokalizimin e gurëve.

Teste të tjera diagnostikuese që mund të përdoren janë:
Tomografia e kompjuterizuar (CT) skaneri i cili tregon praninë e gurëve ose komplikacionet e mundshme Rezonanaca magnetike kolangiografike e cila mund të diagnostikojë duktuset biliare të bllokuara.

Metodat e trajtimit të kësaj sëmundje:
Gurët e tëmthit gjenden shpesh në pacientë pa shqetësime gjatë një ekografie të barkut, pasi shumica e gurëve (60 – 80%) nuk shkaktojnë simptoma. Ama, prania e mikrogurëve dhe llumit biliar është faktorë risku kryesor për kolikat biliare dhe komplikacionet gjithashtu luan rol kryesor si shkak i pankreatitit. Trajtimi i pacientëve pa simptoma nuk rekomandohet zakonisht. Pritja konsiderohet si zgjedhja më e përshtatshme në këta pacientë.Vendimi është i ndryshëm në pacientët që kanë simptoma, në të cilët kirurgjia (kolecistektomia laparoskopike) përfaqëson “standartin e artë” për trajtim. Shkrirja me kripëra biliare hidrofilike luan një rol të kufizuar. Litotripsia ka humbur popullaritetin për shkak të potencialit për efekte anësore dhe rikthime të sëmundjes.

Studentet.mk: Kur dhe pse hiqet fshikëza e tëmthit dhe cilat janë komplikimet postoperative?

Ass. Dr. Xhem Adem: Heqja me kirurgji e fshikëzës së tëmthit është mënyra më e shpeshtë e trajtimit të gurëve simptomatike. Kirurgjia në këtë rast quhet kolecistektomi. Metoda më e shpeshtë dhe më e mirë e heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit është kolecistektomia laparoskopike. Kjo lloj ndërhyrjeje kryhet nëpërmjet tre çarjeve të vogla milimetrike të barkut, ku futen instrumentët kirurgjikal me një kamerë të vogël. Për shkak se muskujt e murit të barkut nuk janë prerë, gjatë procudrës laparoskopike ka më pak dhimbje dhe më pak ndërlikime në krahasim me kirurgjinë e hapur, ku behet një çarje e madhe e barkut. Pacientit i duhet të qëndrojë në spital vetëm një natë pas kësaj procedure. Në qoftë se mjeku kirurg zbulon pengesa për të kryer kirurgjinë endoskopike si psh; infeksion apo cikatrice të operacioneve të tjera, atëherë ndërhyrja bëhet me kirurgji të hapur. Quhet kështu sepse mjekut kirurg do t’i duhet të bëjë një prerje të barkut rreth 15 – 17 cm për të hequr fshikëzën e tëmthit. Kjo është kirurgji që kërkon hosptializimin e pacientit 2 – 7 ditë. Komplikacioni më i shpeshtë i kirurgjisë së fshikëzës së tëmthit është dëmtimi i duktusve biliare.  Në qoftë se gurët ndodhen në duktusin biliar atëherë mund të kryhet Kolangiografia Endoskopike Retrograde (ERCP).

Fatmirësisht njerëzit mund të jetojnë pa fshikëzën e tëmthit. Heqja e saj nuk kërkon ndryshime në dietë. Kur fshikëza e tëmthit hiqet, bila rrjedh jashtë mëlçisë nëpërmjet duktusit hepatik në duktusin biliar të përbashkët dhe menjëherë kalon në zorrën e hollë në vend që të grumbullohet në fshikëzën e tëmthit. Gjithsesi, meqenëse bila nuk qëndron në fshikëzën e tëmthit, por zbrazet menjëherë dhe shpesh në zorrën e hollë mund të shkaktojë diarre në 1% të njerëzve.

Studentet.mk: Cila është porosia juaj për studentët e mjekësisë?

Ass. Dr. Xhem Adem: Të nderuar studentë, ju jeni ardhmeria jonë, shpresoj që nuk do të më zhgenjeni, Mësoni për të ditur, e jo për të qenë vetëm me titull mjek. Manteli i bardhë i mjekut është një detyrë që kërkon sakrificë të madhe. E di se nuk do të më zhgenjeni!

Intervista është realizuar nga:
Studentet.mk

Comments are closed.

www.x-video.center roomie caught doing nude selfies. sex viet college teen doggystyled in coed threesome. lesbian chicks amateurs in xxx scenes with food fetish scenes.desi videos