Internet of Things (pjesa e parë)

670

Nga shpikja e timonit e deri te telefoni, apo nga zbulimi më primitiv deri tek teknologjia më e përparuar, qëllimi kryesor i shumë risive është të kurseni kohë. Përfshirja e teknologjisë në të gjitha fushat e jetës është duke rritur vazhdimisht numrin e pajisjeve që duhet të kontrollohen dhe komandohen. Të gjitha pajisjet, nga automjetet tek sendet e thjeshta shtëpiake, veprojnë sipas urdhrave të përdoruesve. Me integrimin e internetit në jetën tonë, komunikimi në mes njerëzve ka lënë vendin pajisjeve në shumë fusha. Kjo teknologji, e cila u shfaq si rezultat i të gjitha këtyre zhvillimeve dhe kërkon më pak dhe komanda më të shpejta, quhet Internet of Things, ose shkurt IoT.

Çfarë është Interneti i Objekteve?

Në terma më të thjeshtë, IoT, i cili mund të përkufizohet si ” gjithçka që ka ndërprerës të lidhet me internet“, është një tërësi sistemesh në të cilat pajisjet e lidhura japin komandat e tyre si rezultat i shkëmbimit të të dhënave me sensor, pa kërkuar ndërveprim njerëzor.
Me përdorimin e përhapur të 5G, qëllimi më i madh i IoT është që gjithçka “pa mend” të shndërrohet në “pajisje inteligjente” duke e lidhur atë në internet. Megjithëse dihet që afro 25 miliardë pajisje janë të lidhura në internet deri në vitin 2020, ky numër pritet të arrijë në 100 miliardë brenda disa viteve.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.