Infeksioni dhe shoku septik

747

Në botën e civilizuar njeriu rallë herë rrezikohet nga makroorganizmat: gjitarët, brejtësit, zvarranikët, të cilët shkaktojnë kafshim të indit. Kurse më së shumti njeriu rrezikohet nga mikroorganizmat: bakteret, parazitët, viruset e të ngjashme…

Infeksioni

Termi infeksion vjen nga latinishtja infectio që d.m.th. helm, që paraqet depërtimin, shumimin dhe patogjenitetin e mikroorganizmave në trupin e njeriut.
Infeksioni paraqet proces të ndërlikuar biologjik në të cilin marrin pjesë mikroorganizmat, nikoqiri dhe kushtet e jashtme të cilat ndikojnë mbi këtë proces.

Vetitë e mikroorganizmave patogjen

Lloje të ndryshme të mikroorganizmave siç janë: viruset, bakteret, kërpudhat, shkaktojnë sëmundje te njeriu dhe kafshët, të cilat karakterizohen me veti në ndryshme. Viruset dhe disa lloje të baktereve shumohen vetëm në qeliza të gjalla. Përshak të këtij parazitizmi brendaqelizor dhe veprimit e tyre toksik vjen deri te vdekja e qelizave të shëndosha. Kurse disa lloje tjera të viruseve nuk shkaktojnë vdekje të qelizave porse ndryshim të vetive të asaj qelize.

Vlen të përmendet shoku septik i cili paraqet përgjigje inflamatore të shkaktuar nga depërtimi dhe shumimi i mikroorganizmave në gjak. Më së shpeshti sepsa shkaktohet nga bakteret gram pozitive, por gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga bakteret gram negative, kërpudhat, viruset.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.