In Vivo vs In Vitro – definicioni, dallimi dhe aplikimi

679

Termi in vitro(në qelq) ndryshe nga in vivo, në biologjinë eksperimentale janë ato procese që kryhen në laborator brenda një tubi ose epruvete, duke përdorur përbërës të një organizmi të gjallë.

Termi in vivo (brenda organizmit të gjallë) ndryshe nga in vitro, në biologjinë eksperimentale, janë ato procese të nevojshme për të parë se si trupi në tërësi do t’i përgjigjet një substance ose një terapie të caktuar.

Studiuesit e biomjekësisë përdorin vazhdimisht si teknikat in vivo ashtu edhe in vitro për të zhvilluar ilaçe të reja, për të diagnostikuar kushtet dhe për të krijuar trajtime të reja. Këto teknika përfshijnë provat klinike, biopsitë, testimin e kafshëve dhe kulturat e qelizave.

Dallimet mes in vivo dhe in vitro:

– Testimi in vivo është më i shtrenjtë se sa in vitro, dhe kërkon më shumë kohë për të marrë rezultate.
– Shumica e eksperimenteve biologjike kryhen duke përdorur teknikat in vitro, megjithatë, testimi in vivo prodhon rezultate më specifike dhe më të detajuara sepse simulon kushtet biologjike të gjetura në një organizam të gjallë.
– Testimi in vivo duhet t’u përmbahet më shumë rregulloreve dhe është më delikate, sepse aplikohet në organizëm të gjallë drejtpërdrejtë.

Secila teknikë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta unike, kjo është arsyeja pse ato përdoren për qëllime të ndryshme. Por pasi që një lloj i vetëm i testit nuk mund t’u japë studiuesve informacion të mjaftueshëm, testet in vivo dhe in vitro përdoren në mënyrë rutinore në kombinim. Kjo ndihmon për të siguruar që një trajtim i ri të jetë i sigurt dhe efektiv për pacientët.

Të dy llojet e testeve përdoren për të zhvilluar trajtime të reja që kanë shkencë dhe mjekësi të përparuar.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.