lesbian videos mercedes carrera knock out her cheating hubby. home alone chav slut. desi anal mom helps in tub romantic family dinner.porn videos dealer fuck.

Gjymtyrët e veçuara (pjesa e parë)

3,784

1. Gjymtyrë të veçuara janë gjymtyrët e dyta që karakterizohen nga veçori kuptimore, stilistike e intonacionore, duke pasur në fjali një mëvetësi relativisht të madhe. Nga këto veçori ato përbëjnë një kategori të veçantë sintaksore. Gjymtyrët e veçuara mund të japin në mënyrë mjaft të spikatur një tipar të një personi a sendi në formën e një njoftimi të mbishtuar, herë – herë të shoqëruar edhe me nuanca rrethanore (përcaktorët dhe ndajshtimet e veçuara); mund të saktësojnë një gjymtyrë tjetër të fjalisë (ndajshtimet dhe rrethanorët e veçuar), mund të japin në mënyrë të spikatur një rrethanë ose tipar të foljes kallëzues (rrethanorët e veçuar).

Funksioni i veçantë semantik e stilistik i gjymtyrëve të veçuara gjen shprehje në intonacionin e veçimit, që ka këto karakteristika kryesore: zëri ngrihet e tempi shpejtohet; gjymtyra e veçuar, e pazgjeruar ose e zgjeruar, sipas vendit ku gjendet në fjali, veçohet nga një ose nga dy pauza të ndieshme.

Për të parë se si, nëpërmjet veçimit të gjymtyrëve, në fjali kemi ndryshime kuptimore, stilistike e gramatikore – intonacionore, le të krahasohen këto dy fjali të ndara në fragmente ligjërimore të ndryshme.

Pastaj ti e more fëmijën e trembur në duar dhe iu drejtove nënës.

Pastaj ti e more fëmijën, të trembur në duar, dhe iu drejtove nënes.*

 Në rastin e parë përcaktori e trembur tregon vetëm një karakterizim të zakonshëm, ai nuk është funksionalisht sinonimik me fjalinë e varur përcaktore, ruan nyjën e përparme e dhe rrethanori në duar është gjymtyrë e varur e foljes; ky përcaktor nuk shqiptohet me intonacionin e veçimit.

Përkundrazi, në rastin e dytë tipari jepet në një mënyrë të spikatur, në formën e një njoftimi të mbishtuar dhe funksionalisht përcaktori i veçuar është sinonimik me fjalinë përcaktore “që ishte trembur në duar”: përcaktori i veçuar zgjerohet me rrethanorin “në duar” që ka pranë tij, i cili është gjymtyrë e varur jo nga folja, por nga përcaktori. Gjymtyra e veçuar bashkë me gjymtyrën me të cilën ajo zgjerohet ndahet me pauza dhe mbi te bie theksi logjik, nyja e kalon në të.

Në kushtet e një spikatjeje të qartë kuptimore, stilistike e intonacionore, gjymtyrët e veçuara zënë një pozitë të ndërmjetme midis gjymtyrëve të zakonshme dhe fjalive të varura.. Ato nuk mund të formojnë dot togfjalësha me fjalët e plotësuara prej tyre: janë njësi kuptimore e stilistike me lidhje gjysmë kallëzuesore. Gjymtyrët e veçuara nga ana funksionale mund të jenë sinonimike me fjalitë e ndryshme të varura (përcaktore, shkakore. kohore et.).  

Për nga pesha kuptimore dhe intonacioni, ato janë më afër fjalive të varura, ndërsa për nga struktura gramatikore janë më afër gjymtyrëve:

Pastaj i radhitën sërish përpara barakës, ndërtuar enkas për ta. Një vajze bariu, me faqet si pjeshkë, rrinte në çadrën e dytë. Lokomotiva, e shkëputur nga vargu i gjatë i vagonëve, kaloi në shinat paralele.

Mund të veçohen gjymtyrët e dyta, pikërisht përcaktori, ndajshtimi si variant i përcaktorit, përcaktori kallëzuesor, rrethanorët dhe kundrinat. Më shpesh veçohen përcaktorët, duke përfshirë këtu edhe ndajshtimin, si edhe rrethanorët, Gjymtyrët kryesore, kryefjala e kallëzuesi, si rregull, nuk veçohen.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.

www.x-video.center roomie caught doing nude selfies. sex viet college teen doggystyled in coed threesome. lesbian chicks amateurs in xxx scenes with food fetish scenes.desi videos