Gjumi REM dhe NREM

537

Gjumi definohet si gjendje e pavetëdijshme nga e cila njeriu mund të zgjohet me anë të ngacmimeve të jashtme. Duhet të dallohet nga koma, e cila paraqet gjendje të pavetëdijshme nga e cila njeriu nuk mund të zgjohet nga ngacmime të jashtme. Poashtu gjumi mund të definohet si një prehje trupore e mendore, thelbësore për jetën.

Dallojmë dy tipe të gjumit: Gjumi REM dhe NREM.


Gjumi REM – ndryshe njihet edhe si gjumë paradoksal ose gjumë i çuditshëm, i cili përfshin rreth 20% të gjumit te të rriturit.  Paraqitet në çdo 90 minutë. Kur personi është shumë i lodhur ka mundësi që kjo fazë të paraqitet me kohëzgjatje shumë të shkurtër ose mund të mos paraqitet fare. Kurse kur personi është i pushuar, kohëzgjatja e REM fazës rritet.
Kjo fazë karakterizohet me ëndërrime të shumta, personi në këtë fazë shumë vështirë zgjohet, kemi inhibim të muskujve, puna e zemrës dhe e sistemit respirator rritet. Edhe përskaj ihibimit ekstrem të muskujve periferik, paraqiten lëvizje të syve. Truri është hiperaktiv, dhe kjo është arsyeja që quhet si gjumë paradoksal, pasiqë edhe pse jemi në gjumë, truri është aktiv. Poashtu edhe metabolizmi i trurit rritet për 20%.

Gjumi NREM – ndyshe njihet edhe si gjumë i thellë, karakterizohet me katër faza që zgjasin 5-15 minuta, i cili përfshinë rreth 80% të gjumit te të rriturit. Është gjumë çlodhës, kur trupi rregullon dhe rigjeneron indet, ndërton kocka dhe muskuj dhe duket se forcon sistemin imunitar. Ulja e lëvizjeve të trupit, toni vaskular, shkalla e frymëmarrjes, shkalla e metabolizmit dhe presioni i gjakut me 10-20% ndodhin gjatë kësaj faze.
Në këtë fazë, ëndërrimet edhe nëse shfaqen, ato nuk mund ti memorizojmë.


Përgatiti dhe përshtati
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.