Gjithçka që duhet të dini për Limfomat Hodgkin

963

Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton limfomën Hodgkin. Por fillon kur një infeksion lufton qelizën e quajtur limfocit duke zhvilluar një mutacion gjenetik. Mutacioni i thotë qelizës të shumëzohet shpejt, duke shkaktuar shumë qeliza të sëmura që vazhdojnë të Limfoma e Hodgkin – e njohur më parë si sëmundja e Hodgkin – është një kancer që atakon sistemin limfatik, i cili është pjesë e sistemit imunitar. Mund të prekë njerëz të çdo moshe, por është më e zakonshme tek njerëzit midis 20 dhe 40 vjeç dhe ata mbi 55 vjeç.
Në limfomën e Hodgkin, qelizat në sistemin limfatik, më saktësisht limfocitet rriten në mënyrë jonormale dhe mund të përhapen. Limfoma e Hodgkin është një nga dy llojet e zakonshme të kancerit të sistemit limfatik. Lloji tjetër, limfoma jo-Hodgkin, është shumë më e zakonshme. Përparimet në diagnostikimin dhe trajtimin e limfomës Hodgkin kanë ndihmuar personat me këtë sëmundje të japin mundësinë për një shërim të plotë si dhe prognoza është në përmirësim e sipër.

Simptomat:

Nyjet limfatike të ënjtura në qafë, në sqetull ose në ijë, duke shkaktuar një gungë pa dhimbje , ose brenda gjoksit.


Lodhje e vazhdueshme
Ethe
Djersitje natën
Humbje e pashpjegueshme e peshës
Kruajtje e rëndë







Faktoret e rrezikut:
Faktorët që mund të rrisin rrezikun e limfomës Hodgkin përfshijnë:
Mosha juaj: Limfoma e Hodgkin diagnostikohet më shpesh tek njerëzit midis 15 dhe 30 vjeç dhe ata mbi 55 vjeç.
Një histori familjare e limfomës: Pasja e një të afërmi gjaku me limfomën Hodgkin ose limfomën jo-Hodgkin rrit rrezikun e zhvillimit të limfomës Hodgkin.
Të qenit mashkull: Meshkujt kanë pak më shumë gjasa të zhvillojnë limfomën e Hodgkin sesa femrat.
Infeksioni i kaluar me virusin Epstein-Barr: Njerëzit të cilët kanë pasur sëmundje të shkaktuara nga virusi Epstein-Barr, të tilla si mononukleoza infektive, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë limfomën Hodgkin sesa njerëzit që nuk kanë pasur infeksione me virusin Epstein-Barr.

Diagnoza:
Mund të përdorim metoda të ndryshme për të zbuluar këtë sëmundje duke aplikuar teste serologjike (të gjakut). Poashtu rekomandohet procedura e biopsisë. Marrja e një nyje limfatike për testimin laboratorik. Ai ose ajo do të diagnostikohet me limfomën klasike të Hodgkin nëse qelizat anormale të quajtura Reed-Sternberg gjenden brenda nyjës limfatike.

Trajtimi:
Nëse jeni diagnostifikuar me limfomën Hodgkin atëherë mjeku juaj
do të mendoj për mundësitë dhe rekomandimet e mundshme të trajtimit duke marrë parasysh shëndetit tuaj dhe fazës së sëmundjes.
Trajtimet kryesore për limfomën Hodgkin janë vetëm kimioterapia, ose kimioterapia e ndjekur nga radioterapia. Në disa raste, kimioterapia mund të kombinohet me ilaçe steroide.
Kirurgjia zakonisht nuk përdoret për të trajtuar gjendjen, përveç biopsisë që përdoret për të diagnostikuar atë.
Në përgjithësi, trajtimi për limfomën Hodgkin është shumë efektiv dhe shumica e njerëzve me këtë gjendje shërohen përfundimisht.
Në përgjithësi, mjekët sugjerojnë që pacientët me kancer të marrin një ndihmë psikologjike gjithashtu.


Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.