Gjigandi “zgjidh çantën”: Jep shpërblime, paga më të larta, paguan fakultetin për punonjësit

155

Investimi në punëtorë mund të mos ketë qenë kurrë më domethënës. Edhe pse Amazon funksionoi në mënyrë të përsosur gjatë krizës së vitit 2020, pasi blerjet  në internet gjatë pandemisë u rritën, kjo sigurisht nuk do të thotë se ka vend për relaksim. Kompania vendosi të paguajë  një arsim katërvjeçar për rreth 750,000 punonjës të saj në Shtetet e Bashkuara.

Nga janari 2022, ky gjigant për herë të parë do të paguajë shkollimin, tarifat dhe librat shkollorë për punonjësit e magazinave, si dhe për shoferët dhe punëtorët e tjerë që duan të marrin një diplomë.

 Amazon planifikon të mbulojë kostot që lidhen me programet e diplomimit të shkollës së mesme, si dhe kurset e gjuhës angleze – për ata që nuk e dinë gjuhën. Gjithashtu thekson se ata duhet të mësojnë dhe punojnë paralelisht. Ky vendim në kohën e udhëheqjes së Jef Bezos nuk erdhi spontanisht.

Sado i suksesshëm që është, Amazon ka një numër sfidash çdo ditë, dhe mbi të gjitha për të kapërcyer konkurrencën, të tilla si Walmart ose Target. Sipas mediave të huaja, ato kompani konkurruese gjithashtu kanë filluar të ofrojnë përfitime për punonjësit.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.