Disa këshilla të dobishme jetësore

282

1. Nëse njerëzit i sheh se mahniten me ty, dije se ata mahniten me atë të bukurën që Zoti e paraqiti nga ti, dhe ata nuk e dinë atë të keqen që ta fshehu Zoti nga ta. Prandaj, falënderoje Zotin dhe mos u bëj kryelartë.

2. Nëse do të bëhesh i lumtur, mos u ndal në kujtimet e së kaluarës sate dhe mos i shko pas njeriut i cili nuk mendon për ty. Askush nuk vdes nga ndarja e ndokujt dhe falënderoje Zotin për begatinë e harresës.

3. Mos të jetë aspirata jote që të bëhesh më i mirë se të tjerët, po le të jenë aspiratat e tua që ti të bëhesh më i mirë për veten sesa ke qenë më herët.

4. Mendjet zvogëlohen kur merren me mendjet e të tjerëve dhe mendjet rriten kur merren me veten.

5. Heshtja në momente të rënda jep si fryt respektin, krahas polemikës dhe debatit, i cili jep urrejtjen dhe përçarjen.

6. Sillu me çdo njeri si të jetë më i rëndësishmi në jetën tënde. Jo se ajo do të të bëjë që ti të ndihesh i lumtur, po do të kesh numër më të madh të shokëve që do të ta kthejnë po me të njëjtën ndjenjë.

7. Shoqërohu me njerëz pozitivë, ngase ata do të ndikojnë në mendimet e tua, mendjen tënde dhe sjelljet e tua dhe ti do të shndërrohesh në personalitet pozitiv, pa e ndier atë aspak dhe pastaj do të fillosh që ti të ndikosh te të tjerët.

8. Nëse të këshillon njeri me ashpërsi, mos e ndërprej dhe përfito nga vërejtjet e tij. Pas ashpërsisë së tij ka dashuri të thellë. Prandaj mos u bëj sikurse ai që e theu orën me alarm, e cila nuk kishte asnjë faj tjetër, përveçse e zgjoi nga gjumi.

9. Buzëqeshja nuk të blen bukë, po të blen shpirtra, I lartësuar qoftë Zoti që e bëri buzëqeshjen në fe adhurim që të shpërblehemi për të.

Përmblodhi dhe përshtati:
studentet.mk

Comments are closed.