Diagnostifkimi dhe trajtimi i hernies diskale cervikale

999

Fjala herni është term mjekësor i cili paraqet dalje të pjesërishme të ndonjë organi të brendshëm (nga vendi i zakonshëm) përtej muskujve në zona të dobësuara muskulore. Ajo është më e zakonshme në murin e barkut tek foshnjat, më të shpeshta tek meshkujt ose tek femijet premature, duke theksuar se hernia ndodh gjithashtu edhe në pjesë tjera të trupit te personat e rritur, dhe ato në moshë.

Hernia diskale cervikale (disk i çare apo i plasaritur) është sëmundje e boshtit kurrizor, më konkretisht pjesës së qafës. Karakterizohet me daljen e diskut intervertebral (i cili gjendet mes unazave të boshtit kurrizor, roli i të cilave është fleksibiliteti i boshtit kurrizor) jashtë. Si rezultat i presionit që manifestohet në atë pjesë vjen deri te dëmtimi i rrënjëve të nervave që ndodhen pranë, ku shfaqet dhimbje apo mpirje jo vetëm të qafës por edhe të ekstremiteteve të sipërme. Kjo sëmundje mund të zhvillohet në mënyrë graduale, si pasojë e konsumimit të diskut intervertebral, duke humbur një pjesë të përmbajtjes së ujit, me çka disku bëhet me pak fleksibil dhe më i prirur për t’iu nënshtruar dëmtimeve. Kurse në mënyre intensive vjen si rezultat i ndonjë traume, ngritjes së peshave të mëdha, apo rënie nga ndonjë lartësi.
Potencialisht të rrezikuar nga kjo sëmundje janë personat obez, persona që kanë të prekur pjestarë të familjes nga kjo sëmundje, poashtu lidhet ngushtë edhe me profesionin të cilin e ushtroni. Individët me punë fizike të rënda, kanë predispozita më të larta për tu prekur nga kjo patologji.

Duhet ditur se jo çdo dhimbje qafe mund të jetë tregues për këtë lloj të hernisë. Një pjesë e madhe e shqetësimeve janë ngërçe të muskulaturës së qafës. Vetëm në momentin që kemi një dhimbje intensive të shoqëruar me mpirje dhe vështirësi gjatë lëvizjes, atëherë duhet të mendojmë se ka diçka më shumë sesa një spazmë, apo ngërç të muskulaturës.

Trajtimi kirurgjikal është metoda e fundit që aplikohet, pasi në 80% të rasteve zgjidhja e problemit shihet te trajtimi konservativ, që konsiston me fizioterapi dhe ushtrime, teknika të veçanta për të rikthyer lëvizjen normale të artikulacionit që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes, ose në raste më të lehta regjim shtrati në dy ditët e para dhe trajtim medikamentoz, kryesisht analgjezikë dhe relaksues të muskulaturës.

Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.