Çka e karakterizon një lider

1,104

Një pyetje kaq e thjeshtë, megjithatë i sfidon madje disa prej mendimtarëve më të mirë në biznes. Ka shumë libra mbi lidershipin, por është e vështirë të qëndrosh në përkufizim.

Le të fillojmë me atë që lidershipi nuk është:

Lidershipi nuk ka asnjë lidhje me moshën ose pozicionin në hierarkinë e kompanisë.
Lidershipi nuk ka asnjë lidhje me titujt.
Lidershipi nuk ka asnjë lidhje me atributet personale.
Lidershipi nuk është menaxhim.
Atëherë, çfarë është një lider?

Le të shohim se si disa nga mendimtarët më të respektuar të biznesit e përcaktojnë lidershipin:

Peter Drucker: “Përkufizimi i vetëm i një lideri është person i cili ka pasues.

Warren Bennis: “Lidershipi është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet“.

John Maxwell: “Lidershipi është ndikim – asgjë më shumë, asgjë më pak.

Konkluzion:

Lidershipi është një proces i ndikimit shoqëror që maksimizon përpjekjet e të tjerëve për të arritur një të mirë më të madhe.

Elementet kryesore të këtij përkufizimi:

  • Lidershipi buron nga ndikimi shoqëror, jo nga autoriteti apo fuqia.
  • Lidershipi është punë ekipore, por kjo nuk do të thotë se të tjerët duhet t’i drejtohen drejtpërdrejt liderit.
  • Nuk përmenden tiparet e personalitetit, cilësitë e tij apo emri. Ka shumë stile dhe shumë rrugë për drejtimin efektiv.

Lidershipi është një mënyrë e të menduarit në veprim. Pra, mos prisni titullin. Lidershipi nuk është diçka që dikush mund t’ju japë – por ju duhet ta fitoni atë dhe ta meritoni vetë.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.