Cilët janë disa nga shembujt e dëshmive të perfeksionit?

112

Përgjigjja: Ka shembuj të panumërt dhe të shumtë për t’u theksuar. Çdo atom në univers është një tregues i providencës hyjnore, një fakt që, sot a nesër, do ta njohim.

“Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t’i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti.” 

[Surja Lukman: 27] 

  • Insulina, – hormoni i tretjes së glukozës, – sekretohet nga pankreasi me të njëjtën sasi sipas nivelit të marrjes së sheqerit.

  • Forca e pompimit të gjakut të zemrës është e barabartë me energjinë e nevojshme për muskujt, në përputhje me përpjekjen e ushtruar.

  • Ka valvula në stomak që parandalojnë që ushqimi të kthehet në gojën tuaj, gjë që do t’ju dëmtonte.

  • Valvulat e nxjerrjes funksionojnë në atë mënyrë që rrobat e tua të mos ndoten në çdo moment.

  • .Kockat e kafkës sate nuk përzihen mes vete derisa të dalësh lehtësisht nga barku i nënës, sepse, po të përziheshin, nuk do të dilje nga barku i nënës derisa të thyheshin kockat mes vete. Gjithashtu, këto kocka nuk rriten plotësisht derisa truri juaj të rritet.

  • Të gjitha nyjat e nervave të tua që transmetojnë sinjale elektrike janë të veshura me një shtresë izoluese, – siç bëjmë ne tani me telat elektrikë, – në mënyrë që sinjali elektrik të mos humbasë e të mos shkaktojë shqetësim.

  • Elektroni rrotullohet rreth bërthamës me një shpejtësi prej një mijë kilometrash në sekondë, përndryshe do të binte brenda bërthamës për shkak të forcës së tërheqjes me bërthamën pozitive dhe universi do të përmbysej para se të fillonte. Kjo shpejtësi është ideale për formimin e atomit.

  • Kur bashkohen dy atome hidrogjeni, 0.007% e masës së hidrogjenit shndërrohet në energji. Nëse masa do të ishte 0.006% në vend të 0.007%, protoni nuk do të përzihej me neutronin dhe gjithë universi do të mbetej vetëm si hidrogjen, kështu që edhe pjesa tjetër e elementeve nuk do të shfaqeshin. Nëse masa e shndërruar në energji do të ishte 0.008% në vend të 0.007%, bashkimi do të ishte shumë i shpejtë, gjë që do të çonte në zhdukjen e menjëhershme të hidrogjenit nga universi, duke e bërë jetën të pamundur. Kështu, numri duhet të jetë ndërmjet 0.006% dhe 0.008%.

  • Masa e elektronit përfaqëson 0.2% të masës së neutronit. Kjo është masa standarde për formimin e një atomi.

  • Pas mbirjes, filizat drejtohen drejtpërsëdrejti nga burimi i dritës dhe rrënjët shkojnë poshtë, meqë filizat janë jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dritës dhe të gjitha informacionet që u nevojiten për të bërë punën e tyre janë të koduara brenda farës. Aty janë hormonet që kontrollojnë rritjen e sipërme dhe anësore të bimës dhe rritjen e rrënjëve. Të gjitha këto hormone janë gjithashtu të koduara brenda farës.

  • Ndërsa ju hani një frutë të shijshme dhe pastaj e hidhni farën e thatë dhe pa shije, ju e lejoni atë frutë të përcjellë gjenet e veta. Një frutë e tillë ju jep një shije të mirë, ndërkohë që i fsheh gjenet e tij, – origjinën e jetës së tij, – brenda farës së thatë që nuk ju tërheq për ta ngrënë. Pasi ta hidhni këtë farë në tokë dhe në rast se janë kushtet e përshtatshme, ajo fillon të formojë një pemë frutore me degë, degëza dhe rrënjë. E gjithë kjo ndodh në bimët të cilat nuk kanë perceptim për asgjë.

  • Kush e vendosi informacionin në atë frutë që nuk flet, që është e shurdhër dhe kush e rregulloi sasinë e sheqerit që ajo përmban, në mënyrë që të bëhet tërheqëse për ju? Kush e bëri farën të papranueshme dhe të papëlqyeshme për ngrënie, në mënyrë që të mos keni interes dhe ta hidhni atë? Kush e mbushi farën me informacion të mjaftueshëm gjenetik për të krijuar një bimë të re me të gjitha detajet dhe funksionet e saj?

  • Kohët e fundit kemi kuptuar se inercia, në lumturinë e së cilës jetojmë, është produkt i masës së universit në tërësi. Çfarë do të thotë inerci?
    Çfarë ju ndodh kur jeni duke hipur në një makinë dhe ajo ndalon papritur? Ju shtyheni përpara! A është e vërtetë kjo? Kjo është inercia. Nëse inercia e botës sonë do të ishte më e vogël sesa është tani, fryma më e thjeshtë e ajrit do të mund të lëvizte gurët dhe, në një botë si kjo, ne do të ishim të goditur vazhdimisht nga të gjitha llojet e gjërave! Në anën tjetër, nëse do të ishte inercia më e madhe sesa që është tani, nuk do të mund të lëviznim as gishtat tanë. Forca inerciale varet nga masa. Gjëja që i habiti fizikanët është se masa e Rrugës së Qumështit, galaktika që përmban sistemin tonë diellor, merr pjesë në kontrollin e inercisë me vetëm 0.1 milion, ndërsa masa e Tokës kontrollon inercinë me vetëm 0.001 milion. Kështu, pasojat e inercisë ideale, sipas të mirave të të cilave jetojmë dhe përmes të cilave ne kryejmë të gjitha aktivitetet tona, është produkt i energjisë totale të universit si tërësi. Sa më shumë që zgjerohet shkenca, aq më shumë shfaqen mrekullitë e mençurisë dhe hollësive të krijimit!
“Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në Zjarr!” 

[Surja Sad: 27]

  • Mendoni rreth çdo nyje dhe kocke në trupin tuaj që ju mundëson të lëvizni saktësisht sipas nevojës. Mendoni për nyjat që ju mundësojnë të lëvizni pa fërkime midis kockave ose pa erozion. Allahu ka depozituar në këto nyja një lëng i cili është sikurse lubrifikanti që vendoset në nyjat e makinave!

  • Atëherë, le të flasim për syrin, këtë bekim të paçmuar.
    Rezolucioni i syrit është i barabartë me pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mega-pikselë. Syri ka thjerrëzën më të pastër në botë. Madhësia e fotoreceptorit në retinë nuk kalon gjysmë milimetri katror dhe veçohet për dhjetë milionë nuanca ngjyrash me dimensione të ndryshme. Është me të vërtetë një krijim hyjnor i mrekullueshëm dhe i ndritshëm. Kur shikoni diçka para jush dhe drita bie në retinë, pikërisht në atë moment ndodhin disa procese kimike komplekse dhe eventualisht gjenerojnë një rrymë elektrike. Kjo rrymë transmetohet nga retina e syrit tuaj në tru përmes lidhjeve nervore. Me këtë rast, truri e interpreton frekuencën e kësaj rryme elektrike si shikim, sikurse truri të kishte pasur një fjalor të integruar, i cili e konverton rrymën elektrike në aktin e shikimit të asaj që është para jush. Kjo është diçka e mahnitshme, nëse e mendoni mirë! Përfytyroni: ky tru qëndron brenda një kutie të errët të rrethuar nga kockat, brenda kafkës. Asgjë nuk e arrin atë, përveç rrymave elektrike. Pra, si mund të interpretojë truri rryma të tilla sikurse një shikim? Si ju jep truri aftësinë për të parë? Kjo mrekulli ndodh sapo hapni sytë dhe shikoni!
“A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy.” 

[Surja el-Beled:8] 

  • E njëjta gjë vlen edhe për dëgjimin: Ndërsa valët e zërit hyjnë në daullen tuaj të veshit, ajo i shndërron ato në një lëvizje mekanike. Kjo lëvizje mekanike më pas transmetohet përmes tri kockave të vogla në veshin e mesëm dhe pastaj në veshin e brendshëm, i cili e shndërron atë në një rrymë elektrike. Në këtë moment, kjo rrymë elektrike transmetohet nga veshi i brendshëm në tru, i cili fillon ta përcaktojë këtë rrymë elektrike si tingull, kështu që ju dëgjoni tingullin. Të gjitha këto ndodhin brenda më pak sesa një pjesë e sekondës. Përpiquni të përfytyroni se, në çdo moment, mijëra sinjale elektrike, të cilat arrijnë në tru nga syri, veshi, prekja, shijimi, nuhatja dhe pjesë të tjera të trupit, truri është i aftë për të dalluar të gjitha këto sinjale me një saktësi mahnitëse.
 “Allahu ju ka nxjerrë nga barku i nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë dhe ju dha të dëgjuarit, të parët dhe zemrat, që të jeni falënderues.” 

[Surja en-Nahël: 78]
 “Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë.”

 [Surja Lukman: 11]
 “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.”

 [Surja en-Nemël: 88] 

Kush është ai që mund të perceptojë plotësisht qoftë dhe një bekim nga bekimet e Allahut?

Mendo për bekimet e Allahut me meditim dhe bëhu falënderues ndaj Tij për to. Bekimet e Allahut janë të panumërta!

“A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë, disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.” 

[Surja Lukman: 20]

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.