Cilat janë fabrikat më të mëdha në botë?

286

Fabrikat janë ndërmarrje industriale me disa reparte të lidhura ndërmjet tyre, ku përpunohet lënda e parë me anë makinash dhe përgatiten prodhime të gatshme për t’u përdorur ose nxirren prodhime gjysmë të gatshme që përpunohen me tej. Në këtë artikull kemi përgatitur pesë fabrikat të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shtetet ku edhe operojnë.

Belvidere Assembly, SHBA

Fabrika Belvidere Assembly gjendet në Illinois, SHBA ka sipërfaqe prej 325.000 m2 (3.500.000 ft2) ku prodhohen Jeep Compass, Jeep Patriot dhe Dodge Dart. Prona totale mbulon një sipërfaqe prej 280 hektarë.

Boeing Factory, SHBA

Fabrika e Boeing me vendndodhje në Everett, Washington është ndërtesa më e madhe për nga vëllimi prej 390.000 m2 (4.200.000 ft2). Ky objekt ka afërsisht 100 hektarë dhe posedon muze, teatër, 19 restorante, dyqan dhe 3.7 km tunel për këmbësor nën dyshemenë e fabrikës.

Tesla Gigafactory, SHBA

Fabrika e Tesla Gigafactory me vendndodhje në Nevada, filloi prodhimin e qelive (baterive) në një sipërfaqe prej 1.2 km2 (13.000.000 ft2). Tesla ka bashkëpunim me fabrikën e  Panasonic që të arrij zero-energji në procesin e prodhimit të baterive.

Hundai Motor, Kore e Jugut

Fabrika e Hundai Motor e cila gjendet në Ulsan, prodhon katërmbëdhjetë modele të ndryshme në pesë ndërtesa që mbulojnë një zonë prej 5 km2 (54.000.000 ft2) dhe prodhon çdo 12 sekonda një veturë. Fabrika posedon skelë anije të veten për mallra dhe munde të pres tre anije për mallra me nga 50.000 ton për një moment.

Volkswagen, Gjermani

Fabrika e prodhimit të Volkswaget është fabrika më e madhe në botë me një sipërfaqe prej 6,5 m2 (70.000.000 ft2), me vendndodhje në Wolfsburg, prodhon 3800 vetura në ditë dhe 815.000 automjete në vit. Vetëm sipërfaqja e sallës në fabrikë është 2.6km2 (1 mile2) e cila mund të akomodoj Principatën e Monakos.

Përgatiti dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.