Cila është dëshmia e ekzistencës së Krijuesit?

112

Përgjigjja: Ka shumë dëshmi, por ne do të prezantojmë vetëm dy nga ato:

  • Dëshmia e nxjerrjes në ekzistencë.
  • Dëshmia e perfeksionit dhe përcaktimit.
Çka do të thotë dëshmia për nxjerrjen në ekzistencë?

Përgjigjja: Do të thotë se gjithçka që erdhi në ekzistencë, pasi ishte joekzistente, duhet të ketë një entitet që e ka shkaktuar atë që të ekzistojë dhe të bëhet e gjallë. Në këtë mënyrë, ne kemi një numër të pakufizuar dëshmish për ekzistencën e Krijuesit, i Lartësuar qoftë Ai! Çdo atom në univers është dëshmi e krijimit, pasi çdo gjë e krijuar që ka ardhur në ekzistencë është në vetvete një provë e ekzistimit të Krijuesit. Kur mendoni mbi ekzistencën, ju e kuptoni se ajo është e përkohshme dhe do të ndryshojë; nuk është e përhershme ose e përjetshme. Kështu, ajo nuk mund të jetë e vetëmjaftueshme. Kjo duhet t’ju bëjë të besoni me vendosmëri në mendjen tuaj se ka një Krijues; kështu që, sapo shikoni në univers, mendja ju shkon tek ai që e solli atë në ekzistencë. Mu për këtë, ka shumë vargje në Kuran që na sjellin në vëmendje universin dhe gjërat që ekzistojnë përreth nesh.

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë:

 “Thuaj: “Shikoni ç’ka në qiej dhe në Tokë!” Por shenjat dhe qortimet nuk u bëjnë kurrfarë dobie njerëzve që nuk besojnë…”
 
[Junus: 101]
Allahu ka thënë gjithashtu: 

“Vallë, a nuk mendojnë ata në vetvete? Allahu ka krijuar qiejt e Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre - vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.” 

[er-Rrum: 8]
Allahu ka thënë gjithashtu: 

“A nuk e shohin ata mbretërinë e qiejve e të Tokës dhe gjithçka që ka krijuar Allahu, duke menduar se mund t’u jetë afruar fundi?! Në çfarë shpalljeje tjetër do të besojnë pas kësaj?!” 

[el-Araf: 185]

Pra, çdo gjë e krijuar është dëshmi e drejtpërdrejtë për ekzistencën e Krijuesit.

Çka do të thotë dëshmia e perfeksionit dhe përcaktimit?

Përgjigjja: Do të thotë gjithçka që ekziston, duke filluar nga kuarkët – grimca nënatomike më e vogël e zbuluar që formon materien – deri te galaktikat, mbart një shkallë kompleksiteti funksional.
Me fjalë të tjera, çdo gjë kryen një detyrë specifike dhe të caktuar. Çdo kompleksitet funksional në natyrë është një status që tejkalon ekzistencën e thjeshtë. Për ta sqaruar, ekzistenca është një nivel dhe kompleksiteti i asaj që ekziston është në një nivel që e tejkalon vetë ekzistencën.
Gjithçka rreth jush është dizajnuar posaçërisht për të kryer një funksion specifik. Kjo do të thotë se gjithçka rreth jush mbart një kompleksitet funksional, gjë që është një dëshmi e krijimit dhe e sjelljes së gjërave në ekzistencë. Pra, duhet të ketë një Krijues që i ka sjellë në ekzistencë.

Shembull i kësaj është llamba elektrike, që përfaqëson kompleksitetin funksional, pasi përbëhet prej:
1- Filamentit.
2- Një teli i cili përçon elektricitetin në filament.
3- Gazit inert që mbron filamentin pa ndërvepruar me të ose me energjinë elektrike.
4- Llambë qelqi që pengon hyrjen e ajrit dhe daljen e gazit inert nga llamba, sepse ashtu do të digjej filamenti.
5-Bazës së llambës: lidh llambën me mbajtësen dhe formon një shteg për rrymën elektrike.

Është një sistem kompleks që nuk mund të thjeshtohet, prandaj ka një konotacion të dukshëm intelektual që tregon përsosurinë e ndërtimit. Ai që mohon ekzistencën e krijimit të përsosur të llambës elektrike ose pretendon se ajo ka ardhur thjesht rastësisht, duhet të paraqesë dëshmitë për këtë pretendim!
Prodhuesi i llambës e di mirë se çfarë është energjia elektrike, si rrugëton ajo, përfitimet e llambës dhe ndjeshmërinë e filamentit. Prandaj, ekzistenca e llambës tregon drejtpërdrejt se ajo ka një prodhues të aftë dhe se nuk është shfaqur rastësisht, thjesht sepse ka llamba të tjera që duken krejtësisht të
ndryshme.

Duke përdorur të njëjtin konkluzion intelektual, ne shohim qeniet njerëzore që janë funksionalisht komplekse dhe duhet të kenë një Krijues që i ka krijuar ata. Përderisa llamba elektrike përbëhet prej pesë komponentësh, një qenie njerëzore përbëhet prej katër miliardë përbërësish në çdo qelizë të trupit.
Katër miliardë komponentë përbëjnë funksionet e organizmit, të cilat quhen: kodi gjenetik, gjenomi ose ADN-ja dhe të gjitha këto janë të vendosura në bërthamën e secilës prej qelizave tuaja.
Pra, nëse besoni se pesë komponentët që formojnë llambën elektrike kanë një krijues, ndërsa ju nuk keni, atëherë kjo do të ishte problematike për veten tuaj.

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: 

“A mos vallë, ata janë krijuar nga hiçi apo mos janë ata krijues ë vetvetes?!” 

[Surja et-Tur: 35]

Në çdo gjë rreth jush ka kompleksitet. Çdo gjë që gjendet në natyrë; në atom, orbita, ose në vetë trupin tuaj ka një lloj kompleksiteti funksional. Ai kompleksitet funksional i çdo atomi dhe grimce ekziston në
gjithçka që gjendet në univers.

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: 

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt.” 

[elBekare: 164]

Ka shumë vargje për këtë çështje. Sidoqoftë, vetëm ata që përdorin arsyen, i vërejnë këto.

Allahu i Plotfuqishëm ka thënë: 

“Këtë e kuptojnë vetëm mendarët.” 

[Al-Imran: 7]


Kur dikush përdor mendjen e tij dhe shikon ekzistencën (evidencën e sjelljes në ekzistencë) dhe sodit saktësinë e funksionet e qenieve të krijuara (dëshmia e providencës dhe përsosurisë), sigurisht që nëpërmjet arsyes do të pranojë ekzistencën e Krijuesit.

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.