Çfarë është STEM Edukimi?

1,971

Fjala STEM nënkupton “Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë”, dhe është një lloj i kurrikulës shkollore që thekson mësimin e katër disiplinave specifike në një qasje të aplikuar dhe ndërdisiplinore. Në vend të mësimit të katër disiplinave veç e veç, kurrikula STEM integron këto lëndë, duke krijuar një model të mësimit koheziv i cili bazohet në aplikime të jetës reale. Studentëve u mësohet se si të aplikojnë matematikën, inxhinierinë, shkencën dhe teknologjinë në kontekstet që lidhin klasën me gjithçka rreth tyre. STEM edukimi përdor mësimin e bazuar në projekte në shkolla. Qëllimi kryesor i STEM është t’u ofrojë studentëve mundësinë për të provuar mënyra të shumta për zgjidhjen e problemeve dhe të mësuarit.

Studime të kombinuara

Dallimi kryesor midis STEM dhe arsimit tradicional të matematikës dhe shkencës është fakti që STEM u siguron studentëve një mjedis të përzier të mësimit që u tregon atyre se si të zbatojnë metodat shkencore në jetën e përditshme. STEM gjithashtu mëson të menduarit llogaritës, ndërsa përqendrohet në aplikimet në jetën reale të zgjidhjes së problemeve. Kurrikula STEM fillon në nivelin e shkollës fillore, përderisa nxënësit janë të rinj.

Rëndësia e STEM

Sipas Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara, punët e STEM po rriten me 17% në vit, ndërsa punët e tjera po rriten me rreth 9.8% çdo vit. Është interesante, jo të gjitha karrierat e STEM kërkojnë një diplomë kolegji ose arsim të lartë. Të diplomuarit nga STEM marrin të ardhura më të larta edhe kur punojnë në fusha jo STEM. Puna në fushat e matematikës, shkencës, teknologjisë dhe inxhinierisë luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë së shteteve të zhvilluara. STEM rritë shkrim-leximin shkencor, krijon mendimtarë kritikë dhe inovatorë të ardhshëm.

Përfitimet nga STEM edukimi janë të lidhura me përparimet shkencore dhe teknologjike në shoqëri. Studentët formojnë një themel të fortë në katër disiplinat e kësaj kurrikule për të pasur sukses në epokën e drejtuar nga informacioni. Aplikimet e teknologjisë dhe STEM edukimit fuqizojnë individët të jenë krijues dhe të zhvillojnë aftësi të të menduarit kritik. Individët me ADHD gjithashtu mund të provojnë përfitimet arsimore të këtij programi mësimor, duke përfshirë aftësinë për të përfunduar detyra të gjata, të ndërlikuara që përfshijnë programimin kompjuterik ose robotikën. Për më tepër, STEM përfshin detyra të ndryshme që kërkojnë të menduarit krijues, i cili është i dobishëm për individët me ADHD.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.