Çfarë është Shoku Kardiogjenik?

1,714

Pompimi i gjakut nga zemra dhe qarkullimi i tij rreth trupit referohet si sistemi kardiovaskular. Ky sistem siguron oksigjen dhe lëndë ushqyese jetike për organet dhe indet e trupit.

Çfarë është shoku?
Ekzistojnë disa forma shoku. Në të gjitha llojet e tij ndodh dështimi metabolik, i cili paraqitet kur kërkesat metabolike të indeve dhe organeve të trupit nuk plotësohen nga furnizimi i tyre me gjak. Format e tjera të zakonshme të shokut përfshijnë shokun septik (të shkaktuar nga infeksioni masiv i gjakut) dhe shokun hipovolemik (për shkak të humbjes masive të vëllimit të gjakut ose për shkak të gjakderdhjes ose shkaqeve të tjera).

Shoku kardiogjenik
Gjatë shokut kardiogjenik, dështimi metabolik shkaktohet nga qarkullimi joadekuat për shkak të zemrës që nuk pompon në mënyrë efektive. Në shumicën e formave në rastin e shokut kardiogjen shkaku kryesor i shokut në radhë të parë është dështimi i zemrës. Dëmtimi i shkaktuar në zemër gjatë shokut kardiogjenik mund të jetë për shkak të infarktit të miokardit, aritmisë, problemeve të valvulave kardiake, kardiomiopatisë etj.

Simptomat
Simptomat e shokut kardiogjenik përfshijnë:
• Ritme të shpejta të frymëmarrjes
• Rrahje e shpejtë e zemrës
• Shkurtim i frymëmarrjes
• Duar dhe këmbë të ftohta
• Konfuzion 
• Djersitje
• Puls i dobët
• Humbja e vetëdijes
• Urinimi i reduktuar

Përshtati dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.