Çfarë është propaganda ekonomike?

1,595

Propaganda ekonomike është një nga aktivitetet më të përdorura promovuese. Bëhet fjalë për një mjet i cili shfrytëzohet për komunikim masiv dhe ky mjet mund të përfshijë më shumë njerëz në të njëjtin moment.

Propaganda ekonomike nënkupton llojet e ndryshme të prezantimit dhe promovimit të një produkti ose shërbimi që zhvillohet përmes mediave për komunikim   masiv. Propaganda është gjithashtu aktiviteti i marketingut “më i dukshëm” i një kompanie, dhe për këtë arsye identifikohet me marketingun. Por marketingu përfshin shumë më tepër elemente dhe është më kompleks sesa propaganda ekonomike.

Ky mjet i marketingut i mundëson kompanisë të krijojë një imazh në lidhje me produktin ose shërbimin, por duhet theksuar se  propaganda ekonomike nuk është e përshtatshme për të gjitha llojet e produkteve ose shërbimeve. Ajo është  e përshtatshme nëse:

  • Produkti ose shërbimi ka atribute ose “cilësi të fshehura” që janë të rëndësishme për blerësin e mundshëm,
  • Blerësi merr  vendim të bazuar  në emocione,
  • Eksiston një treg i madh potencial,
  • Kompania ka përvojë që mund të përdorë për të kryer një marketing cilësor.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.