Përshkrim
Arkitektura është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjerë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëje të ndërtuar duke filluar nga niveli makro me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek niveli mikro i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.
Çka mësohet në arkitekturë?
Si lëndë kryesore mund të radhitim matematikën, vizatimin teknik, statikën lëndë nga materialet dhe të ngjashëm. Duke marrë parasysh se arkitektura është drejtim i cili kërkon ideja inovative, si bazë të cilën mund ta përmendim veçmas është dizajnimi 3D.
Cilat janë mundësitë e punësimit?
Arkitektët mund të punojnë në firma ndërtimi, zyra inxhinierike të ndërmarrjeve. Për më tepër, ata mund të punojnë në ndërmarrje publike si ministria e transportit dhe lidhjeve, komunat, si dhe kompani private.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK
Comments are closed.