Arkitektura ndërmjet shekujve XV – XIX në Shqipëri

530

Arkitektura Osmane në Shqipëri zë një vend shumë të rëndësishëm në historinë e vendit dhe përfshin periudhën kohore midis shekullit 15te dhe 19te. Gama e ndërtesa përfshinte jo vetëm objekte fetare si xhami, musalate, teqe, medrese, por edhe shkolla publike(mektepe), menza publike, bujtina, pazare, karavansarai, banja publike,burime,  tyrbe dhe varre, ura, shatervane, saraje dhe kulla sahatesh. Sipas historianit Ayverdi, numri i ndërtesave që janë ndërtuar gjatë periudhës së gjatë të qëndrimit në këtë vend dhe që janë regjistruar tejkalon numrin e 1,015. Ai numëron 9 kala,  482 Xhami, 28 Madrese, 111 Shkollat Publike, 144 Teqee dhe Zaviye, 9 Kuzhinat Publike, 123 Bujtina, 18 Banja Publike, 38 Faltore, 18  Ura dhe 13 Burime. Shumica e këtyre ndërtesave u ndërtuan në qytete të cilat ishin në atë kohë qendra administrative të sanxhakut si Krujë, Vlorë, Berat, Gjirokaster, Elbasan, Korcë, Shkodër, Tepelenë dhe Tiranë. Gjatë periudhës komuniste, shumica e trashëgimisë Osmane në Shqipëri u shkatërrua për arsye ideologjike.

1. Xhamitë

Xhamitë në Shqipëri janë dy llojëshe: Lloji parë është lloji monument ku njësi të ndryshme janë në harmoni me njëra tjetrën. Stili klasik osman i këtij lloji të parë konsiston nga një kupolë e rrumbullakët e cila ngrithet në qendër të hollit falës, një portë e madhe me tri kupola të vogla si dhe minaret e holla pranë hyrjes. Njq shembull I kësaj xhamie është Xhamia e Mirahor İlyas Bey, ne Korcë.Lloji dytë janë xhamitë drejtkëndëshe me çati tradicionale dhe tavanet prej druri të pikturuar, si xhamia Mbret në Berat, apo Elbasan. Arti dekorativ i brendshëm është më shumë i pranishëm në xhamitë me kupolë ndërsa thurja dhe gdhëndja e drurit është e pranishme në modelet me tavane të drunjtë.Më vonë dizenjuesit ju afruan më shumë artit vendas popullor. Kjo vihet re sidomos në arkadat, dekoret, ngjyrat e jashtme etj. Në faltoret në Tiranë (Xhamia e Et’hem beut) vihen re dekorime luleje sidomos në peisazhet e pikturuara, në shtyllat dhe muret e brendshme dhe në tavane. Të gjitha këto zbukurime janë shumë të përafërta me motivet popullore tipike të arkitekturës vendase.

2. Pazaret

Perandoria Osmane i dha një rëndësi të vecantë zhvillimit të qëndrave. Përvec mahallave dhe carshive, një nga elementet mjaft të rëndësishëm urban të qytetit ishin Pazaret.  Pazaret kishin rëndësi sa kulturore (shpalosje e traditës vendase nëpër tezga) aq dhe ekonomike (shitblerje) aq dhe sociale (vendtakim i cdo lloj shtrese). Atje pasqyrohej pjesa më e bukur tradicionale e vendit pasi ekspozoheshin produkte nga më të ndryshmet, veshje të larmishme, punime artizanale e shumë të tjera. Ishte vendi ku njerëzit takoheshin nën hijen e pemëve me njëri–tjetrin, pra vendi kryesor i socializimit. Si dhe ishin pikë kryesore e kontaktit me botën e jashtme, pasiqë aty kalonin karvanet e tregtarëve.
Shumica e pazareve në vendin tonë është shkatërruar. Edhe pse me ndryshime të dukshme në arkitekturë, pazaret e vjetra që akoma egzistojnë edhe sot gjenden vetëm në disa qytete si Krujë, Korçë e Gjirokastër. 

Shkruan: Brunilda Basha, ndjek doktoraturën për arkitekturë në Universitetin “Yildiz Teknik”, Turqi.

STUDENTET.MK

Comments are closed.