Apple me produkt të ri për gjurmimin e sendeve të humbura

266

Për muaj me radhë, shumë raporte dhe thashetheme kanë vënë në pah atë që Apple po punon në një produkt krejtësisht të ri të quajtur AirTags, që do të ndihmonte përdoruesit nëpërmjet iPhone-ve të tyre të lokalizonin sendet e humbura – si çelësat dhe kuletat. Tani, ai produkt ka hyrë në procesin e prodhimit, sipas një raporti të ri nga Nikkei Asian Review.

Raporti vë në dukje se aksesori AirTags ka hyrë në prodhim, por nuk ofron ndonjë detaj shtesë. Të martën gjithashtu u raportua se Apple në mes të shtatorit do të fillon prodhimin e modelit “iPhone 5G”, duke u shoqëruar kështu me një vonesë për disa javë krahasuar me ciklin e saj të zakonshëm të prodhimit.

AirTags thuhet të jenë pajisje të vogla që janë dizajnuar për të qëndruar pas sendeve të përditshme, ashtu si gjurmuesit Tile të cilat funksionojnë me ndihmën e Bluetooth, sipas raporteve nga 9to5Mac, MacRumors dhe analisti i TF International Securities Ming-Chi Kuo.

Këto pajisje do të duken si etiketa të vogla në formë rrethi me logon e Apple-it, raportuan 9to5Mac dhe MacRumors pasi kishin vizituar një prej qendrave të Apple-it për zhvillim të softuerit. Aksesorët priten të integrohen me aplikacionin “Find My”. Njëashtu, pritet që aplikacioni të përdorë realitetin e shtuar (argument reality) për të shfaqur shënues vizualë me qëllim për të drejtuar përdoruesit drejt sendit të tyre të humbur, siç raportoi MacRumors.

Kur kompania “Samsung” prezantoi pajisjet e saja Samsung Galaxy Note 20 dhe Note 20 Ultra në gusht, shfaqi një tipar të ngjashëm për përdorimin e realitetit të shtuar për gjetjen sendeve të humbura.

Ndërsa raportet në lidhje me AirTags kanë dalur, Apple gjithashtu ka shtuar teknologjinë që do t’i bënte smartphone-ët e saj më të mirë në gjurmimin e vendndodhjes. Modeli i iPhone 11 vjen me një çip të ri U1 që përfshin teknologji me radius ultra të gjerë, një protokoll komunikimi wireless me rreze të shkurtër që ndihmon smartphone-ve të kuptojnë më mirë lokacionin e tyre.

Raportet që AirTags kanë hyrë në prodhim vijnë me lajmërimin e Apple-it që pritet të shpallë iPhone-et e rinj dhe modelet e reja Apple Watch këtë muaj. Luca Maestri, zyrtari kryesor financiar i Apple njëkohësisht edhe nënkryetar, tha në korrik se kompania pret që furnizimi i iPhone-it të ardhshëm të vonohet me disa javë krahasuar me fillimin e iPhone-it të vitit të kaluar.

Kompania, megjithatë, nuk ka treguar ende kur mund të zbulojë gjeneratën e saj të ardhshme të iPhone 12, i cili pritet të mbështesë teknologjinë 5G dhe të dalë me një madhësi dhe dizajn ndryshe nga modelet e fundit.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.