Alibaba arriti fitim prej 38 miliardë dollarë në vetëm një ditë

334

Gjigandit kinez Alibaba i’u deshën vetëm një minutë dhe tetë sekonda për të arritur 1 miliard dollarë shitje të mallrave gjatë festës kineze “Singles Day”, raporton faqja amerikane e internetit dhe teknologjisë CNET.

Të hënën, kompania njoftoi se shitjet e saj totale në Kinë prej 24-orë gjatë “Ditës Botërore të Tregtisë” arritën në 268.4 miliardë juanë ose 38.4 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se çdo shitje gjatë festave të “Thanksgiving”, “Black Friday” dhe “Cyber Monday” në një vit në Shtetet e Bashkuara.  

Festa kineze e festuar në 11 nëntor jozyrtarisht u quajt “Dita e Beqareve” për shkak të katër njësive në atë datë. Kjo festë është bërë shumë e njohur në vitet e fundit falë gjigandëve kinezë të shitjeve me pakicë në internet Alibaba dhe JD. Alibaba të cilët nisën shitjet e këtij viti me një koncert nga këngëtarja amerikane Taylor Swift. 

Shitjet gjatë “Ditës së Beqarëve” thyen përsëri rekordin e vitit të kaluar prej 30.8 miliardë dollarë. Shitjet mbi një vit tejkaluan rekordin e vitit të kaluar për më pak se 17 orë, sipas një raporti në ueb faqen amerikane të teknologjisë  CNET. 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

Comments are closed.