Hulumtime mjekësore mbi agjërimin

1,864

Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane.

Në vitin 2016, shkencëtari japonez i kërkimeve mjekësore Yoshinori Ohsumi fitoi çmimin Nobel në mjekësi. Ka zbuluar se agjërimi pastron trupin nga qelizat anormale dhe kancerogjene para se ato të përhapen. Kjo bëhet nga një mekanizëm natyror qelizor me të cilin qelizat në trupin tonë degradojnë përbërësit e panevojshëm ose të dëmtuar brenda qelizës, e që procesi quhet #autofagocitoza. Cituar nga: Dr. Fahd Al-Khudairi

Sot, gjithashtu po vërtetohet nga shumë eksperimente të kryera nga qendrat mjekësore botërore si dhe nga numër i madh i mjekëve më renome botërore, të cilët vërtetojnë efektet mahnitëse të agjërimit në organizmin e njeriut. Do të citojmë vetëm disa prej tyre:
Mjeku Alexis Carrel (fitues i çmimit Nobel në Mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” – “Njeriu, ky i panjohur”, thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen më të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”
Mjeku zvicëran Barsilius ka shkruar se dobia e urisë në mjekimin e disa sëmundjeve e kalon shumë here dobinë e përdorimit të barnave medicinale.
Mjeku Hilab ua ndalonte ushqimin të sëmurëve të tij për disa ditë më radhë dhe vetëm pas kësaj fillonte t’u jepte porcione ushqimore të lehta.

Po çfarë dobi të tjera sjell agjërimi nc organizmit tonë?

Sistemi kardiovaskular
agjërimi ka një vlerë të madhe për shumë sëmundje të zemrës. 10% e gjakut të pompuar nga zemra shkon në sistemin e tretjes gjatë procesit të tretjes dhe kjo sasi zvogëlohet gjatë agjërimit, sepse ne nuk kemi proces tretjeje gjatë ditës. Kjo do të thotë më pak lodhje dhe më shumë qetësi për muskujt e zemrës, kështu që zemra gjatë ditës rreh 14 000 herë më pak.

Mushkëritë – kur në marrim frymë, trupi ynë thith mijëra toksina që ndodhen rreth nesh, përfshirë edhe tymin nga duhani, ndërsa agjërimi ndihmon në heqjen e këtyre toksinave të grumbulluara në mushkëri. Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.

Lukthi – lukthi shfrytëzon kohën e agjërimit për të pastruar vetveten nga papastërtitë e grumbulluara për të bërë të mundur një tretje më efikase. Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e lukthit, pra ai pushon dhe nuk grumbullohet acid tretës.

Zorrët – trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim. Edhe zorrët e shfrytëzojnë këtë kohë për të pastruar vetën nga papastërtitë. Zorrët, kanë një periudhe pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat e Pajerit që ndodhen në zorrë, në murrin e zorrës janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës. Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi.

Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin më kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet. Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vakte) në ditë”. Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Mëlçia – pushon 4-6 orë ajo, e pasuron trupin me glikogjen, burimi i dytë i energjisë dhe zbërthen dhjamin për të prodhuar glicerol, një tjetër burim energjie. Mëlçia ka detyrën që të gjitha helmet e futura në organizëm t’i detoksoj, pra t’i shndërroj në komponime të padëmshme kimik. Çdo sëmundje pak më e rëndë e mëlçisë përfundon më vdekje, jo drejtpërsëdrejti pse humbet ky organ, por tërthorazi ngase në organizëm grumbullohen helmet e forta që shumë shpejtë shkaktojnë vdekjen. Mëlçia është një nga organet më të ngarkuara në tërësi, dhe kurrë nuk “pushon” ngase duhet mënjanuar bile edhe ato helme që futen gjatë frymëmarrjes. Andaj çdo agjërim është pushim në kuptim bukfal të fjalës për mëlçinë, dhe jo vetëm aq, agjërimi më i gjatë, mundëson përtëritjen më të shpejtë dhe më të lehtë të mëlçisë. E gjithë kjo tregon së agjërimi, jo vetëm së zvogëlon mjaft rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, por ndihmon që organizmi, në segmente të veçanta të tij të “përtërihen”. Dihet së më anë të urisë shtresat yndyrorë në ind zvogëlohen, por më pak dihet së më uri “shkrihen” edhe ato shtresa të yndyres, që gjenden në brendi të enëve të gjakut, pikërisht ato shtresa, që sjellin deri të infarkti i zëmrës, pastaj shfaqjes së arteriosklerozës, si dhe shpejtimit të vjetërsimit (plakjes) .

Veshkët – agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi, e kjo çon në uljen e presionit të gjakut.

Lëkura – agjërim është i dobishëm në kurimin e sëmundjeve të lëkurës pasi ai pakëson përqindjen e ujit në gjak. Pakësimi i tij në lëkurë sjell forcimin e imunitetit të lëkurës dhe rezistencë ndaj mikrobeve dhe sëmundjeve epidemike, pakësimin e sëmundjeve të lëkurës, të cilat përhapën në sipërfaqe të mëdha të trupit, pakësimin e sëmundjeve alergjike dukë i vënë kufi problemeve të lëkurës së yndyrtë. Më agjërimin pakësohen sekrecionet helmuese të zorrëve dhe zvogëlohet përqindja e thartimit që shkakton puçrra të vazhdueshme.

Pankreasi – agjërimi ka efekt stabilizues edhe te diabetikët, sepse ngrit nivelin e insulinës. Ai është një rast i mirë për të zvogëluar përqindjen e sheqerit në gjak në pikën më të ulët të tij. Ai i jep gjëndrave të pankreasit një rast të mirë për pushim, sepse detyra e tij është të të prodhojë insulinë, e cila e shndërron sheqerin në yndyrë që depozitohet në inde. Kur ushqimi kalon masën e insulinës së sekretuar, pankreasi lodhet dhe, si rrjedhojë e ndërpret aktivitetin e tij, kështu sheqeri grumbullohet në gjak dukë rritur përqindjen e tij gradualisht, deri sa shfaqen simptomat e sëmundjes. Për këtë arsye, klinikat e ndryshme kuruese, në tërë botën praktikuan agjërimin si metodë kurimi për të sëmurë më diabet, në periudha të ndryshme kohë, në varësi të gjendjes shëndetësore të tyre. Kjo metodë ka pasur rezultate dhe sukses të kënaqshëm pa përdorur ilaçe të tjera.

Dobitë psikologjike të agjërimit: Agjërimi nuk shëron vetëm sëmundjet e trupit, por ai është edhe një kurim i mirë psikologjik. Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve e prapaskenave. Është pikërisht ky ridimensionimin i vlerave të karakterit njerëzor.

Për fund vlen të theksohet se, muslimani nuk agjëron për shkak të dobive shëndetësore që sjell agjërimi, porse agjëron për ta zbatuar urdhërin e Krijuesit të tij, ndërsa urtësite dhe dobitë që ngërthen agjërimit sigurisht që janë të pashmangshme.


Burimi: SHMM

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.