A mund të blejë paraja lumturinë?

141

E vërtetë apo jo, shumica e njerëzve në botë besojnë se paratë mund të blejnë lumturinë, sipas një sondazhi të kryer në 24 vende.

Një e treta e 20,000 të anketuarve janë të kënaqur me jetën e tyre, ndërsa dy të tretat dëshirojnë të jetojnë më mirë.

Në listën e faktorëve që kontribuojnë në cilësinë e jetës së tyre, 89 për qind e të anketuarve kanë theksuar se ekonomia e brendshme ndikon në jetën e tyre, ndërsa 84 për qind janë shprehur për kushte më të mira jetese dhe marrëdhënie më të forta familjare.

Rreth 56 për qind e të anketuarve thanë se gjetja e një shpirti binjak është baza për një jetë më të mirë, ndërsa 49 për qind e gjejnë lumturinë në meditim.

Të anketuarit i kushtuan rëndësi faktorëve si ushqimi më i mirë, gjumi më i gjatë dhe aktiviteti i shpeshtë fizik.

Sondazhi tregoi një ndryshim të madh në përgjigjet në varësi të vendit në të cilin jetojnë të anketuarit, Brazili, Arabia Saudite, Suedia, Gjermania, Afrika e Jugut, Hungaria, Japonia apo Meksika.

Hungarezët mendojnë se duhet të jetojnë më mirë dhe francezët janë dakord me ta. Sauditët, indianët dhe suedezët janë të kënaqur me jetën e tyre.

Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve besojnë se planifikimi është i nevojshëm për një jetë më të mirë.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.