9 mistere të oqeanit që shkencëtarët nuk i kanë zgjidhur ende

97

Toka është kryesisht një botë ujore – më shumë se 70 për qind e sipërfaqes së saj është e mbuluar nga oqeane – dhe megjithatë ne dimë kaq pak për atë që banon nën valë.

Oqeani është si një botë e huaj brenda botës tonë. Shumë prej krijesave të tij janë ende të panjohura për ne – si në lloj ashtu edhe në numër. Sjelljet dhe përshtatjet e tyre mbeten të pashpjegueshme. Edhe vetë konturet e kësaj bote janë ende të paharta: Ne ndoshta dimë më shumë për sipërfaqen e Marsit sesa për fundin e oqeanit.

Të kuptosh detin është të kuptosh planetin tonë më mirë, në një nivel thelbësorë. “Ka shumë gjëra rreth mënyrës se si funksionon planeti që në thelb ruhen në këtë lloj muzeu nënujor,” tha Vicki Ferrini, shkencëtare e lartë kërkimore në Universitetin e Kolumbisë, në 2021.

Por jo vetëm që oqeani është një burim misteri, por është gjithashtu një vend aventurash. Në “Ushplainable” – podkasti i Vox për misteret e mëdha dhe të gjitha gjërat që mësojmë duke hetuar të panjohurën – ne kemi folur me shkencëtarët që kanë shkuar në udhëtime për të kuptuar këtë mbretëri ujore. Ata kanë hasur në krijesa të frikshme si kallamari gjigant, kanë kryer hetime mjeko-ligjore të vdekjeve misterioze, kanë vizituar qytete oktapodësh dhe kanë hyrë në thellësi, aty kur asnjëherë më thellë nuk ka shkelur njeriu. “Si mund të mos jeni të emocionuar për këtë?” Ferrini tha për eksplorimin e oqeanit. “Njerëzit kanë këtë entuziazëm pasionant për hapësirën e jashtme, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Por oqeani është po aq, nëse jo më emocionues për mua, sepse është këtu. Është i njëjti planet në të cilin jemi”.Dhe ka ende zbulime të panumërta për t’u bërë në të.

Pra, le të zhytemi! Këtu janë shtatë mistere të mëdha oqeanike që kemi zbuluar, duke filluar nga sipërfaqja dhe më pas duke zbritur thellë, thellë në errësirë.

Nga erdhi uji i Tokës?

Përpara se të zhytemi në oqean, shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht se si uji arriti të mbulojë dy të tretat e sipërfaqes së botës sonë. Problemi është i thjeshtë. Kur Toka po formohej, ishte jashtëzakonisht e nxehtë. Çdo ujë që ishte në fillim do të kishte vluar.

Shkencëtarët mund të mendojnë për disa opsione të besueshme. Si përshmebull, a u shpërnda nga kometat që u përplasen në botën tonë? Apo mos vallë uji që kemi ujë rrjedh nga planete tjera si Jupiteri që enden drejt diellit nga sistemi i jashtëm diellor? Apo ishte, disi, i varrosur thellë brenda Tokës së hershme?

Të kuptuarit e kësaj ka rëndësi sepse ato mund të na ndihmojnë të kuptojmë pse ka jetë në Tokë. Pa mbërritjen e ujit në Tokë, jeta siç e dimë nuk do të ekzistonte.

Ku fshihet ndotja plastike në oqean dhe si arrin atje?

Tani, një histori oqeani që fillon në sipërfaqe të tokës.

Çdo vit, tonelata plastike të prodhuara në tokë hidhen në det. Por shkencëtarët ende nuk e kanë përfunduar punën për të zbuluar të gjitha qoshet dhe çarjet në të cilat ndotja jonë plastike futet në rrugën e saj.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e të gjithë plastikës mungon,” thotë oqeanografi Erik van Sebille në “Ushplainable”. “Ne kemi plastikë të errët. Ashtu si astronomët kanë lëndë të errët dhe energji të errët, ne oqeanografët, nuk e kemi idenë se ku është pjesa më e madhe e plastikës në oqeanin tonë. E kemi humbur.” Studiuesit si van Sebille duan të dinë se ku po shkon plastika në mënyrë që të kuptojnë më mirë efektet e saj në jetën detare. Çfarë dëmi po i shkakton kjo plastikë jetës detare dhe a mund të zhbëhet?

Çka i fuqizon valët ”mashtruese”?

Në sipërfaqen e oqeanit, valët mashtruese mund të duket se vijnë nga askund. Këto mure uji janë të paktën dyfishi i madhësisë së valëve tjera të yakonshme përreth tyre, ndonjëherë duke arritur mbi 30 metra. Ndryshe nga cunami, ato nuk shkaktohen nga një ngjarje e dukshme si një tërmet. Dhe për një kohë të gjatë, shkencëtarët nuk ishin as të sigurt se ekzistonin valë mashtruese; ndoshta ishin thjesht një mit i përshtatshëm për të shpjeguar zhdukjet misterioze të shumë anijeve ndër vite.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 1995 kur u regjistrua për herë të parë. Që atëherë, shkencëtarët janë përpjekur t’i zbulojnë ato. Si formohen këto valë gjigante dhe çfarë e mban lartësinë e tyre të tmerrshme? “Çdo gjë e pazakontë meriton vëmendjen e shkencëtarëve”, thotë Ton van den Bremer, i cili studion mekanikën e lëngjeve në Universitetin e Teknologjisë Delft në Holandë.

Duke hetuar ekstremet e valëve mashtruese, shkencëtarët si van den Bremer shpresojnë të fitojnë një kuptim më të thellë të fizikës që fshehet pas këtyre fenomene.

Pse balenat bllokohen në plazhe? Dhe a janë njerëzit fajtorë?

Duke u zhytur më thellë, gjejmë jetën detare. Shkencëtarët vazhdimisht bëjnë pyetje në lidhje me sjelljet e tyre më të veçanta. Për shembull, çdo vit, mijëra gjitarë detarë si balenat përfundojnë të bllokuar në plazhe ose në ujërat e cekëta pranë bregut. Sipas disa studimeve, këto ngecje janë në rritje.

Por pse kafshët e bëjnë këtë? Dhe a janë njerëzit fajtorë? Është një pyetje tepër e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse ndërsa ne e dimë se njerëzit po ndikojnë në mjedisin e oqeanit, mund të jetë e vështirë të analizohet se si këto efekte ndikojnë tek speciet individuale.

Por është e rëndësishme të hulumtohet kjo problematikë detare. Sepse si do t’i mbrojmë kafshët kur nuk jemi të sigurt se si po i dëmtojmë ato?

Të njejtën gjë pohoi edhe Hyn Darlene Ketten, (a.k.a. “Dr. Doom”), një studiuese e Woods Hole e cila është e specializuar në hetimet mjekoligjore për vdekjen e balenave. Ajo kryen hetime rreth kësaj tematike, dhe tha “Ajo që na mban në laborator dhe në plazh është të kërkojmë gjithnjë e më shumë informacion,”

A mund të jetë vërtet një njeri mik me një oktapod?

Në vitin 2020, dokumentari My Octopus Teacher provokoi një pyetje magjepsëse: A mund të krijohet një marrëdhënie e emocionale midis njerëzve dhe një krijese deti si një oktapod? Nuk dihet nëse miqësia në dokumentar ishte e vërtetë nga këndvështrimi i oktapodit. Mirëpo dokumentari ka shkaktuar një debat të gjërë mes shkencëtarëve, dhe nëse dokumentari është i vërtet dhe mund të lidhemi emocionalisht me një oktapod, me çfarë tjetër krijese mund të lidhemi?. Jeta e brendshme e kafshëve është vështire të kuptohet plotësisht.

Sa peshq jetojnë në “zonën e muzgut” të oqeanit?

Ndërsa zhyteni më thellë në oqean, gjithnjë e më pak rrezet e diellit shkëlqejnë. Rreth 200 metra nën sipërfaqe, arrini në një zonë të quajtur mesopelagjike, ose “zona e muzgut”. Drita e diellit zbehet pothuajse plotësisht nga pamja, dhe njohuritë tona për këto thellësi të errëta gjithashtu zbehen.

Megjithatë, ky rajon i oqeanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është e mundur – por jo e sigurt – që më shumë peshq jetojnë në zonën e muzgut sesa pjesa tjetër e oqeanit së bashku, dhe këto krijesa të oqeanit të errët luajnë një rol të madh në rregullimin e klimës.

Pse shkëlqejnë kaq shumë disa krijesa detare?

Është e gabuar të thuhet se nuk ka dritë në thellësitë e oqeanit. Ka dritë, thjesht nuk vjen nga dielli. Thellë në oqean (dhe gjithashtu në sipërfaqe), zhytësit gjejnë shfaqje të botës tjetër të biolumineshencës, që shkëlqejnë si fishekzjarre në errësirë. Pothuajse çdo krijesë në ujë të thellë ndizet në një farë mënyre.

Biologia detare Edie WidderWidder e ka kaluar karrierën e saj duke u përpjekur të kuptojë pse shkëlqejnë kaq shumë disa krijesa detare. Kërkimi e ka çuar atë të përballet me disa nga krijesat më të çuditshme, më të pakapshme në Tokë, dhe ende të vërdallet ne errësirën a paqartësisë rreth tyre.

Vetëm 20 për qind e dyshemesë së oqeanit është hartuar. Çfarë ka atje poshtë?

Aktualisht, vetëm 20 për qind e shtratit të detit është hartuar, duke e bërë atë një vend më misterioz se sipërfaqja e hënës ose e Marsit. Kjo do të thotë që sa herë që eksploruesit zbresin në fund, ata potencialisht po shohin gjëra mbi të cilat asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë më parë. Më shumë njerëz shkuan në misionet Apollo në Hënë sesa kanë qenë në Challenger Deep, pjesa më e thellë e hendekut më të thellë në oqean..

Cilat sekrete janë varrosur në baltën në fund të oqeanit?

Kurioziteti i shkencëtarëve nuk ndalet vetëm në fund të detit. Ata janë gjithashtu të interesuar për atë që fshihet nën të. Gjashtëdhjetë vjet më parë, gjeologët u përpoqën të shponin nëpër shtratin e detit për të tërhequr një pjesë të mantelit të Tokës, një shtresë e thellë e Tokës që asnjë njeri nuk e ka vëzhguar drejtpërdrejt. Misioni i tyre nuk shkoi saktësisht siç ishte planifikuar. Por ajo mbolli farat për një fushë të re të shkencës që ka ndihmuar në rishkrimin jo vetëm të historisë së planetit, por, potencialisht, të përkufizimeve tona për vetë jetën.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.