5 shenja që tregojnë se jeni duke nënvlersuar jetën

373

Jeta është e çmuar dhe ne kemi vetëm një të tillë. Sidoqoftë, shumë njerëz e kalojnë jetën e tyre thjesht duke kaluar kohën bosh, në vend që të shfrytëzojnë sa më mirë kohën e shkurtër që u ka mbetur. Të rinjtë janë veçanërisht fajtorë për këtë – ne jemi në pranverën e jetës sonë.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për të mbjellë një pemë, tani është ajo kohë. Megjithatë shumica prej nesh nuk e bëjmë atë. Të rinjtë e kalojnë kohën e tyre në ahengje, duke ngrënë ushqim jo të shëndetshëm dhe më shumë duke bërë pushime sesa duke lexuar apo duke ndërtuar aftësi të reja ose duke ndërtuar zakone të shëndetshme që duhen investuar në vetvete.

Ju nuk ngriheni nga shtrati shpejt pasi të jeni zgjuar

Nëse kaloni gjysmë ore apo deri në një orë duke shikuar telefonin tuaj para se të ngriheni nga shtrati, nuk po e shfrytëzoni maksimalisht jetën tuaj. Njerëzit që kanë një qëllim ngarjeje në jetën e tyre nuk e kalojnë kohën duke u dashuruar me telefonin e tyre në shtrat. Zgjimi nuk është çështje e madhe, vetëm fillimi i një dite tjetër të rëndomtë. Për dikë që ka qëllim, zgjimi çdo mëngjes është një mirëseardhje freskuese për një ditë tjetër të një puneje të vështirë, por kuptimplote.

Ju kaloni më shumë se një orë ose dy në ditë në aktivitete pa qëllim

Disa aktivitete në thelb janë pa qëllim, të bëra vetëm sepse ato janë të këndshme në këtë moment. Disa aktivitete si kjo janë:

  • kalimi i kohës në mediat sociale
  • duke parë TV ose filma
  • duke luajtur lojëra video.

Në doza të vogla, jo më shumë se një orë ose dy në ditë, këto lloj aktivitetesh mund të jenë një pjesë e rëndësishme e kohës. Njerëzit me një qëllim nuk kalojnë shumë gjatë duke bërë këto lloj gjërash sepse janë të vetëdijshëm që çdo orë është shumë me vlerë dhe nuk kthehet. Nuk është se ata përpiqen të mos kalojnë aq shumë kohë duke bërë këto gjëra – mendimi për të humbur kaq shumë kohë i bën ata të sëmurë. Njerëzit me një qëllim nuk do ta humbnin kohën e tyre në këtë mënyrë edhe nëse do të mundnin.

Nuk i kushtoni rëndësi pushimit gjatë natës

Njerëzit ditët e të cilëve janë të mbushura me veprimtari të qëllimshme ndihen të lodhur në fund të ditës. Pavarësisht nëse është punë mendore apo punë fizike, aktiviteti me qëllim harxhon të gjithë energjinë tuaj dhe ju lë të gatshëm të shkoni në shtrat çdo ditë. Kur nuk po e shfrytëzoni maksimalisht jetën tuaj, nga ana tjetër, nuk jeni të lodhur në fund të ditës. Në kuptimin e plotë të fjalës, nuk po shfrytëzoni maksimalisht energjinë tuaj.

Ju kaloni më shumë kohë duke planifikuar sesa duke bërë

Nëse kaloni më shumë nga koha juaj duke ëndërruar, duke planifikuar ose duke menduar për të ardhmen sesa duke punuar për të sjellë atë të ardhme, nuk do të bëni më të mirën e jetës suaj. Njerëzit që bëjnë diçka nga vetja nuk ulen me ëndërrime se si mund të jetë e ardhmja. Njerëzit që bëjnë diçka nga vetja zgjedhin një qëllim për të ardhmen dhe pastaj punojnë shumë për ta realizuar atë qëllim.

Dikush që e kalon tërë kohën e tyre duke ëndërruar nuk është dikush që e kalon tërë kohën duke bërë. Mendoni për peshëngritësit profesionistë. Ata kalojnë pak nga koha e tyre duke hulumtuar se si të ngrenë pesha në mënyrë më efektive dhe shumë nga koha e tyre duke ngritur pesha.

Ju shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët për ju

Ata që kanë qëllime të larta dhe janë të angazhuar në përfilljen e atyre qëllimeve, ata nuk kanë kohë që të jenë të ndikuar nga fjalët që të tjerët thojnë për ata. Njerëzit që kanë qëllime të larta ndikohen vetëm nga fjalët e njerëzve që kanë rëndësi për ata, që mund të jetë familja, shokët e ngushtë, mirëpo jo edhe nga çdokush që mund të flet për ata!

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.