5 gjëra që duhet të dijë çdo sipërmarrës

184

Puna e palodhur është një kusht kyç për të drejtuar biznesin tuaj, sepse inkurajimi, frymëzimi dhe energjia duhet të vijnë nga ai që e fillon biznesin.

Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithçka që ju nevojitet.

Më poshtë janë 5 gjërat më të rëndësishme që duhet të dini nëse po filloni biznesin tuaj. Më mirë tani se sa kur të jetë tepër vonë.

Ndërtoni veten si një sipërmarrës

Me siguri keni lexuar shumë herë se motivimi dhe gatishmëria për të marrë rreziqe janë karakteristikat më të rëndësishme të një sipërmarrësi të suksesshëm. Kjo sepse kur njëra prej tyre zhduket, biznesi fillon të bjerë . Këto karakteristika tërheqin të tjerët sepse, nëse keni motivim të fortë, do të punoni më shumë për të arritur atë që keni imagjinuar. Nëse jeni të gatshëm të merrni rreziqe, ka më shumë gjasa të jeni të përgatitur për të regjistruar humbjet. Fatkeqësisht, ndonjëherë disa sipërmarrje biznesi dështojnë, por atëherë duhet të mësoni të përballeni me disfatën dhe ta kuptoni këtë si një mësim të vlefshëm për të ardhmen.

Një tjetër karakteristikë e mirë e biznesit është të jesh realist. Kjo kuptohet në kuptim të aftësive tuaja. Herë pas here, pyesni veten nëse keni “diçka” që ju nevojitet për suksesin e biznesit. Për shembull, nëse jeni ekspert në përdorimin e mjeteve të marketingut, por e dini se jeni pak më i dobët në menaxhimin financiar, filloni të punoni për të përvetësuar atë. Është thelbësore të plotësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja për të qenë gjithmonë në përputhje me kërkesat e tendencave të tregut.

Hulumtoni tregun

Puna juaj e ardhshme varet kryesisht nga situata e tregut. Pyesni veten nëse shërbimi ose produkti juaj do të gjejë klientë dhe nëse ata do të jenë të  mjaftueshëm për të qenë në gjendje të sjellin  fitim. Në veçanti, ju mund të kryeni kërkime tregu, të krijoni grupe fokusi, të intervistoni klientët e testimit dhe më shumë. Natyrisht, sado mirë të hulumtoni qëndrimet e klientëve, çdo start-up mbart rrezikun që nuk do të arrijë mjaftueshëm klientë.

Për më tepër, ju duhet të hulumtoni plotësisht ato biznese që kanë tashmë këtë ofertë ose të ngjashme me atë  që keni ndërmend të paraqisni. Nëse e dini se cila është konkurrenca juaj dhe si funksionon, mund ta përdorni për të krijuar planin tuaj të biznesit. Nga të dhënat dhe analizat e mbledhura ju mund të kopjoni disa pjesë në kompaninë tuaj, të përmirësoni disa ose t’i shmangni me kohë sepse ato kanë rezultuar të pasuksesshme tek  konkurenca. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është të keni diçka që do të bëjë klientin e konkurrentit të vijë tek ju.

Një histori e mirë vlen flori

Biznesi juaj duhet të ketë një histori shumë të mirë. Ne jetojmë në një “ekonomi suficite” dhe realisht ka shumë që ofrojnë  atë që keni ndërmend  ju të ofroni. Ajo që klientët do të vendosin për produktin ose shërbimin tuaj dhe çfarë do t’ju bëjë të dalloheni në treg është historia juaj. Nuk është thjesht një histori, por një histori me të cilën klientët mund të lidhen, një histori që klientët do ta njohin si një investim të vlefshëm në produktin tuaj dhe do t’i kthehen në të ardhmen. Kjo nuk është e lehtë për t’u krijuar dhe ju duhet të punoni vazhdimisht për të.

Gjithmonë duhet të ketë një vend në historinë tuaj për komponentin përgjegjësi shoqërore. Domethënë, kompanitë që tregojnë se kujdesen për mjedisin, kafshët, njerëzit vendas, shoqatat e ndryshme dhe çështjet globale, publiku i percepton si humanitare – që natyrisht, është gjithmonë një reklamë pozitive.

Ku do të punoni?

Shumë fillojnë biznesin e tyre me bazë në shtëpi, sepse sipërmarrësit e rinj zakonisht nuk mund të përballojnë blerjen ose marrjen me qira të një hapësire ose zyre. Megjithatë, duhet theksuar se për shumë arsye nuk është e lehtë të punosh nga shtëpia. Atëherë ju jeni subjekt i  defokusimit, veçanërisht nëse të tjerët në familje janë të pranishëm gjatë orarit tuaj të punës. Shpesh ju duhet të ndaloni punën për të bërë disa punë shtëpie – sepse jeni ende në shtëpi.

Gjithashtu, nëse jeni në mes të një debati me anëtarët e familjes dhe pikërisht atëherë ju thërret një klient ose dikush i rëndësishëm për biznesin tuaj, duhet të jeni të matur dhe profesionistë sepse përshtypja që lini përfaqëson  punën tuaj. Përveç hapësirës së shtëpisë, mund të keni në konsiderat edhe vende për punë të përbashkëta, pra zyra të përbashkëta, të cilat janë pak më të lira se ato të veçantat.

Çështja e financave

Çdo sipërmarrje biznesi ka të bëjë me paratë. Shitjet  rriten dhe nuk mund ta paguani detyrimin? Nuk e kuptoni ndryshimin midis fitimit kontabël dhe fluksit të parasë? Si të njohim dhe të reagojmë ndaj shenjave të para të një krize?

Pyetjet financiare janë një nga pyetjet më të rëndësishme për të cilat çdo sipërmarrës duhet të dijë përgjigjen. Megjithatë, jo të gjithë kanë njohuritë e nevojshme financiare për të filluar dhe drejtuar një biznes. Për t’u arsimuar financiarisht, duhet të mësoni dhe të informoheni vazhdimisht, sepse vendimet tuaja të ardhshme të biznesit varen shumë nga financat e kompanisë.

Jini përpara konkurrentëve tuaj dhe zbuloni menjëherë pse financat janë pjesë e procesit të biznesit, si bëhen pasqyrat themelore financiare dhe pasqyrat e fluksit të parave, çfarë ka në dispozicion kompania juaj dhe si financohet dhe cilat janë përfitimet e transformimit dixhital të biznesit .

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.