Tre llojet e ushqimit që duhet shmangur në syfyr

964

Syfyri padyshim është vakti më i rëndësishëm i besimtarit musliman në muajin e Ramazanit. Ky vakt ju mundëson të keni një burim energjie për ditën e ardhshme, dhe nga ana tjetër është një kohë ku ka bekime të mëdha , siç thotë Profeti Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të):
“Hani syfyr, sepse në syfyr ka bekim.” Trasmeton Buhariu dhe Muslimi.

Prandaj, nëse po planifikoni të agjëroni gjatë këtij muaji të bekuar, është e arsyshme të dini çfarë duhet të konsumoni dhe njëkohësisht prej cilave lloje të ushqimeve duhet tu shmangni, në mënyrë që të kemi një agjërim më të shëndetshëm dhe më të lehtë.

Në thelb, ekzistojnë tre lloje kryesore të ushqimit që duhen shmangur:

Ushqime të kriposura

Jo vetëm që kripa e tepërt mund të shkakton rritje të presionit të gjakut, por gjithashtu mund t’ju ​​bëjë të ndjeheni shumë të etur gjatë ditës.
Është e rëndësishme të dimë sasinë e duhur të kripës që duhet ta konsumojmë, dhe jo thjesht ta shmangim atë. Ky është çelësi. Shmangia e ushqimeve të përpunuara është mënyra më e mirë për të parandaluar konsumin e lartë të natriumit. Përqendrohuni në konsumimin e ushqimeve të larta në kalium, (kjo ndihmon në balancimin e natriumit) vitamina dhe minerale të tjera.

Ushqime që janë me yndyrë të lartë

Yndyrnat janë thelbësore në dietën tonë, megjithatë, ne shpesh po konsumojmë lloje të gabuara të yndyrnave dhe në sasi shumë të mëdha. Këto ushqime përkeqësojnë refluksin e acideve duke shkaktuar inflamacione të ndryshme dhe kanë sasi jashtëzakonisht të mëdha të kalorive, kështu që është e zakonshme që njerëzit me këto lloj ushqime të fitojnë peshë gjatë ramazanit.
Për më tepër, duhet të shmangemi prej yndyrnave të ngopura që gjenden në produktet shtazore edhe atë në mishin e kuq, gjalpin dhe ushqimet e përpunuara siç janë ëmbëlsirat, patatet e skuqura, dhe ti zëvendësojme me yndyrna të pangopura që gjenden në arra, te peshku, vaji i ullirit, avokadot etj.

Ushqime me sheqerna të thjeshta

Një praktikë e zakonshme gjatë Ramazanit është të ushqyerit me shumë ëmbëlsira. Edhe pse këto ëmbëlsira janë të ngarkuara me energji (kalori të shumta), ato nuk ju sigurojnë energji gjatë gjithë ditës dhe shpesh ju bëjnë të ndjeheni tepër letargjik (të lodhur) menjëherë 1 ose 2 orë pas syfyrit. Kjo për shkak se këto ushqime përmbajnë sheqerna të thjeshta, të cilat lëshojnë energji shumë shpejt dhe për një kohë shumë të shkurtër. Ato gjithashtu rrisin shpejtë nivelin e sheqerit në gjak duke shkaktuar sekretim në sasi të madhe të insulinës që ju bën të ndjeheni të lodhur.
Kjo gjithashtu nënkupton shmangien e ushqimeve të tjera siç janë drithërat e rafinuar si “cornflakes” apo “coco pops”, si dhe karbohidratet e rafinuara si mielli i bardhë, buka dhe orizi pasi ato gjithashtu përmbajnë sheqerna të thjeshta dhe janë të pasura me fibra, kështu që ato do të ju bëjnë të ndjeni urinë shumë shpejt.

Përgatiti dhe përmblodhi:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.