ZOTI IM, UNË PO NGULFATEM

873

Zoti im, unë po ngulfatem.

Kjo nuk po vjen si pasojë e ndonjë lidhjeje emocionale që nuk pata sukses ta arrij.

E as si pasojë e shokëve që më lanë të vetëm. E as si pasojë e ndonjë brenge, që më ngulfat vështirësia e saj. Po ngulfatem, vetëm se për hir Tëndin, o Krijuesi im.

Po ngulfatem, se e humba kënaqësinë e lotëve që rridhnin për hir Tëndin.

Po ngulfatem nga mungesa e fuqisë të përulem në namazin tim.

Po ngulfatem, ngase e braktisa Kuranin me ditë pa arsye.

Po ngulfatem…

Dhe po shpresoj te Ti, o Zoti im, ta largosh nga unë këtë problem.

Dhe të më udhëzosh në rrugën e drejtë, rrugën Tënde, o Zoti im.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.