ZHVILLIMI PERSONAL

1,717

Çdokush e ka aftësinë për ta zhvilluar veten deri në potencialet më të plota,
qoftë në punë, familje, sport, përpjekje, çfarëdo qoftë. Kjo kërkon bashkim të cilësisë, mentalitetit dhe sjelljes. Këtu gjenden disa prej cilësive më të veçanta.

Qëndrim
Qëndrimi është pika fillestare dhe përfundimtare e tërë punës së zhvillimit
personal. Pa qëndrimin e drejtë dhe pozitiv të vetëbesimit, nuk do të arrish asgjë të rëndësishme në jetën tënde. Me të, gjithçka është e mundur. Lidhur me këtë, Charles Swindoll ka potencuar: “Jam i bindur se në jetë 10% zë vend ajo që më ndodhë mua dhe 90% mënyra se si reagoj ndaj asaj që më ndodhë.” Mike Pedler në librin e tij “Duke e menaxhuar vetveten” thotë se ekzistojnë tre qëndrime mendore kyçe që një menaxher i vetvetes duhet t’i posedojë:

· siguri, bazuar në përvojat e mëparshme dhe një ndërgjegje për atë se si e
sheh veten të jesh;
· besim në talentin, mundësitë dhe aftësitë e tua; dhe
· shpresë, bazuar në siguri, që mund të përparosh drejt qëllimeve tua.

Aftësi
Do të kesh një kohë të vështirë nëse përpiqesh që ta arrish potencialin tënd të plotë duke bërë gjëra për të cilat nuk ke dhunti. Është shumë më e lehtë të ndash kohë për t’i zbuluar dhuntitë tua unike dhe për t’i zhvilluar ato.

Besim
Ajo që i dallon ata që i realizojnë potencialet e tyre të plota prej atyre që nuk i realizojnë është vetëbesimi. Në fakt, fuqia e vetëbesimit tënd e përcakton nëse do të pushtosh pyje apo kodrina. Por vetëbesimi, apo besimi, nuk është i lehtë për t’u arritur.

Me vetëbesim nënkuptojmë besim në diçka që nuk mund ta dëshmosh apo të jesh pjesë e saj. Ajo do të thotë besim në mrekullitë e jetës. Ekzistojnë shumë ngjarje frymëzuese të njerëzve dhe jetës së tyre të përditshme, që refuzojnë t’i dorëzohen fatit dhe t’i kufizojnë ëndrrat e tyre.

Chris Perrier është një prej këtyre shembujve. Chris-i ishte 15-vjeçar kur kërkonte punë për të parën herë pas përfundimit të shkollës. Ai besonte se do ta realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist profesional. Më 15 prill të vitit 1997, Chris-i e arriti ëndrrën e tij duke nënshkruar për Walswall-in e Ligës së Dytë përpara më shumë se 6.000 tifozëve.

Ndoshta mund të mendoni se asgjë të jashtëzakonshme nuk ka nga kjo. Por fotografët shpjegojnë një ndodhi më ndryshe: Chris-i ka lindur vetëm me një krah. Ai e ka arritur hapin e parë të ëndrrës së tij duke i shmangur kufizimet e tij mendore dhe fizike.

Punë sistematike
Ekziston një ide e gabuar që haset shpesh se zhvillimi personal është thjesht
një punë mendore. Shumica e kësaj punë është e tillë. Mirëpo, kur ana mendore është në rregull, duhet ende të ndërmarrësh veprime dhe të punosh, në mënyrë që t’i arrish qëllimet që i dëshiron për vete.

Romancieri Çarls Dikens ka thënë: “Puna sistematike është shpirti i biznesit dhe çelësi kryesor i prosperitetit.”

Kurajë
Është lehtë për ta filluar procesin e zhvillimit personal, mirëpo më e vështirë është për ta vazhduar atë, sidomos kur rezultatet duken që po shkojnë kundër nesh.

Kjo është kur na nevojitet kurajë. Shumë kurajë. Ndonjëherë na nevojitet kurajë e qetë, aso lloji që është përshkruar në një thënie: “Kuraja jo gjithmonë ulërinë. Ndonjëherë kuraja është zë i qetë që në fund të ditës thotë: “Do të përpiqem përsëri nesër”.”
Në vitin 1995, më në fund Norman Vaughan e pushtoi malin e tij. Norman
Vaughan ishte një nga zbuluesit e hershëm që e ka hartuar vendin e Antarktikut. Në vitin 1925, ai zbuloi një kodër të mbuluar me akull me lartësi prej 10.000 metrash.

Zbuluesit e tij bashkëpunëtorë e emërtuan Kodra e Vaughan-it, sipas emrit të tij. Për 60 vjet me radhë, Normani e kultivonte ëndrrën e tij që në realitet u ngjit në kodrën e tij. Mundësia i erdhi kur në moshën 88 vjeçare, ai bëri një ekspeditë në Antarktik. Por ajo ishte një fatkeqësi. Aeroplani u rrëzua, prej ku vdiqën qentë e tij, u plagos piloti dhe u prish e tërë ekspedita. Normani vendosi që ta realizojë ëndrrën e tij.

Vitin e ardhshëm ai u përpoq përsëri. Pavarësisht plagëve serioze që kishte në këmbë dhe ngjitjeve të rrezikshme nëpër akull, që mund t’i kushtonin njeriut shkurtim të jetës,
Normani u ngjit në majë të kodrës.
“Nuk janë kodrat ato që i pushtojmë, por është vetvetja.” (Edmund Hilary)

Mundësi
Kombinimi i të gjithë faktorëve të zhvillimit gjenial të personalitetit, si aftësitë, besimi, vetëbesimi dhe ndërgjegjja, janë faktorët që e sigurojnë atë që ne e quajmë “fat”. Studiuesit e fizikës kuantike na tregojnë se në univers nuk ekziston asnjë gjë e vetme si rezultat i rastësisë. Çdo gjë që na ndodhë neve është si rezultat i vetëbesimit tonë dhe veprimeve tona fizike. Në fakt, ne gjithnjë e arrijmë atë që besojmë se do ta arrijmë, as më shumë e as më pak.

Këmbëngulje
Të gjithë ata që e zhvillojnë personalitetin e tyre e dinë ndjenjën e të punuarit intensiv në përfytyrimin e vijës përfundimtare vetëm e vetëm që ta zbulojnë se vija ka lëvizur më tutje që prej atje ku kanë nisur. Në realitet, kur kemi qëllime të mëdha dhe të shumta, nuk ekziston linjë përfundimtare. Megjithatë ende duhet të këmbëngulim.

“Të gjitha përpjekjet i ftojnë aftësitë për ta zënë peng miljen e fundit, për ta formuluar planin e fundit, për të duruar deri në çastet e fundit. Në luftën deri në përfundim, shpirti është karakteristika e vetme që patjetër duhet ta posedojmë nëse duam ta ballafaqojmë të ardhmen sikurse përfundimtarë të suksesshëm.” (Henry David Thoreau)

I tërë zhvillimi personal e ndjek një lakore të ngjashme që e ka momentin dhe kohëzgjatjen e tij. Gjithsej mund t’i identifikojmë 7 faza në rrugën e realizimit të qëllimeve:

  1. Rritja fillestare e lakores është kënaqësia fillestare e qëllimeve të reja.
    Motivacioni ynë është i lartë;
  2. Zhgënjimi vendoset menjëherë pas kënaqësisë fillestare, kur e kuptojmë se gjërat nuk do të jenë aq të lehta sa kemi menduar;
  3. Dështimet i tejkalojnë sukseset dhe fillojmë të habitemi nëse e kemi bërë gjënë e duhur. Kjo është koha për një vetëbesim të fortë;
  4. Stabilizimi i gjërave. Koha për të investuar për të ardhmen;
  5. Këmbëngulje e paepur e shoqëruar me mësim që e shpie lakoren
    përpjetë;
  6. Pika e shpërthimit ndodhë kur e gjejmë formulën që funksionon;
  7. Lëvizim të qetë drejt qëllimeve të vendosura dhe jemi në gjendje për të vendosur qëllime të reja.

Pikat kyçe

  1. Pavarësisht sa të këqija duken gjërat, çdo situatë në jetë ka fuqitë e saja që mund të shfrytëzohen.
  2. Kufijtë e asaj se çfarë mund të bëjmë në jetën tonë kryesisht janë të
    imponuar nga vetvetja.
  3. Vlerat e zërave tonë të brendshëm dhe parimet e ndërtimit të karakterit janë themelet e zhvillimit personal.
  4. Kur i përdorim parimet e menaxhimit të vetvetes, zhvillimi jonë drejt një qëllimi është më i arsyeshëm.
  5. Organizatat nuk mund ta zhvillojnë potencialin e njerëzve të tyre përderisa nuk e ndryshojnë mënyrën e tyre të menaxhimit nga organizata shfuqizuese në ato fuqizuese, në pikëpamje të kurajës.

Burimi: Libri “Duke e rritur potencialin tënd” 

Autor Eric Garner

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.