Zbërthimi gjymtyror dhe zbërthimi aktual (gjymtyrëzimi aktual) i fjalisë

968
    Krahas zbërthimit të fjalisë në pjesët e saj përbërëse në gjymtyrët e saj kryesore ose të dyta në të vetmen kryegjymtyrë dhe në gjymtyrët e dyta të fjalitë e zgjeruara, bëhet edhe një zbërthim tjetër, i cili bashkëvepron me zbërthimin në gjymtyrë, – ndarja aktuale e fjalive ose gjymtyrëzimi aktual i fjalisë.

Ky zbërthim, giymtyrëzim mbështetet në mjete të ndryshme: leksikore, leksiko-gramatikore dhe intonacionore, dhe ka të bëjë me ngarkesën kumtimore, komunikative të fjalisë. Në çdo kumtim ligjërimor, folësi mbështet te një pikënisje, që zakonisht është e njohur prej bashkëfolësit, për t’i komunikuar diçka të panjohur prej këtij. Kjo është shprehur me terma të ndryshëm në gjuhësinë e përgjithshme, si: kryefjalë logjike dhe kallëzues logjik, kryefjalë psikologjike dhe kallëzues psikologjik, tema dhe rema, pikënisja e thënies dhe bërthama e thënies, e dhëna dhe e reja. Më të përshtatshëm duken termat tema dhe rema duke treguar fjala e fundit atë të re, atë të panjohur për shprehjen e së cilës edhe sajohet thënia, kumtimi ligjërimor, fjalia.

Rëndësia e studimit të fjalisë nga pikëpamja e zbërthimit aktual, e perspektivës funksionale, është lidhur ngushtë me funksionin kumutesor. komunikativ të gjuhës dhe me tiparin thelbësor të fjalisë që është të veshë të sajojë dhe të shprehë një kumtim gjatë ligjërimit, fjalia në çdo rast kumton diçka konkrete, të aktualizuar në situatë dhe në kontekst: kjo nuk do të thotë aspak që gjymtyrëzimi aktual nuk i takon sintaksës, por teorisë së thënies, ose se është një dukuri mbisintaksore. Elementet përbërëse të gjymtyrëzimit aktual, sado të larmishme që të jenë, prapë mund të inventarizohen nëpërmjet një studimi të gjithanshëm. Këtë e vërteton fakti që folësi i përdor këto mjete me qëllim të caktuar dhe bashkëfolësi i interpreton në mënyrë adekuate.

Në giuhën shqipe ka rregullsi, të cilat shprehen në strukturën e fjalisë të kuptuar si unitet togjesh leksiko-gramatikore, i një rendi të caktuar fjalësh dhe i disa mjeteve intonacionore. Kështu. p.sh.: Katerinën (tema) e zgjodhën kryetare të Ndërmarrjes (rema). Majat e maleve (tema, pikënisja) zbardhin ( rema). Komisari ( tema) ngriti kokën (rema). As kryetari (rema ) nuk kishte ardhur(tema). Ka edhe fjali që përmbajnë vetëm remëm, edhe kur janë dykryegiymtyrëshe: Na ishte një herë një plakë. Bie shi. U bë heshtje.

 

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.